“Gërdeci”, lirohet me kusht Dritan Minxolli. “GSH” shkruan se ka plotësuar kriterin e sjelljes në burg

Postuar në 22 Mars, 2015 02:18

 Ish­drejtori i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec (e njohur edhe si “fabrika e vdekjes”), Dritan Minxolli është liruar me kusht. “Gazeta Shqiptare” shkruan se vendimi u mor pak ditë më parë, nga gjykatësi Petrit Çomo, i cili pasi shqyrtoi kërkesën e Minxollit, vendosi t’i japë atij lirinë. Sipas vendimit të gjykatës, Dritan Minxollit i kishin mbetur për të vuajtur dhe një vit, 11 muaj e tri ditë burg. Gazeta shkruan se një ndër kriteret që një i dënuar duhet të plotësojë për të përfituar liri me kusht, është sjellja që ka shfaqur në burg, përgjatë vuajtjes së tre të katërtës së dënimit e në fakt, nga vlerësimi që i është bërë sjelljes së Dritan Minxollit, rezulton se ai është karakterizuar nga një sjellje korrekte dhe asnjëherë nuk ka marrë masë disiplinore.

Për më shumë: http://www.balkanweb.com/site/gerdeci-lirohet-me-kusht-dritan-minxolli-i-kishin-mbetur-edhe-2-vite-denim/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.