Ditë e sikletshme për Flamur Bimen. Gjatë vizitës në Gjirokastër kryeministri Rama nuk i jep as dorën (Video)

Për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime e shtuna ishte një ditë e sikletshme. Me protokoll duhet të priste kryeministrin Rama që zbriti në qytetin jugor për të kryer disa inspektime të investimeve publike, nën hijen e akuzave të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për shpërdorim detyre. Kryeministri në këtë vizitë kishte preferuar të ishte sportiv, dhe ajo që u vu re është se kreu i qeverisë nuk i ka dhënë as dorën kryetarit të bashkisë së Gjirokastër që kishte dalë për ta pritur. Edhe gjatë qëndrimit dhe inspektimit të punimeve në shëtiroren e parkut të Viroit u vu re një qëndrim i ftohtë i kryeministrit ndaj bashkiakut Bime. l.m
Add new comment