Publikimi i përgjimeve në Maqedoni, ministrja e Brendshme Jankullovska flet për inskenimin e një skandali seksual deputetit rom

Në Maqedoni vijon publikimi i përgjimeve të politikanëve. Publikimet e radhës flasin për një përgjim ku ministrja e Brendshme diskuton krijimin e një skandali seksual për një politikan. “Zhurnal” shkruan se në përgjimet që u publikuan nga Partia për Emancipimin e Romëve tregohet biseda mes ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe shefit të Kabinetit të Kryeministrit, Martin Protugjer.
“Në njërën nga bisedat, ministrja e Punëve të Brendshme flet sesi i duhet përgatitur një skandal komprometues kreut të Partisë për Emancipimin e Romëve dhe deputet, Samka Ibraimovski. Ajo flet për një femër rome që është shprehur e gatshme që t’i ngrejë një kurth politikanit rom, për ta çuar atë në marrëdhënie intime, kundrejt një shpërblimi financiar” shkruan “Zhurnal” ndërsa i referohet përgjimit.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1532116554032
n.k
Add new comment