Shtypi zbardh dokumentet e prokurorisë ku shkruhet për ekzistencën e një video-rrëfimi të Bamit nën kërcënimin e armës. Sipas prokurorisë, filmimi posedohet nga Tom Doshi

Postuar në 22 Mars, 2015 03:26

Shtypi ka trajtuar gjerësisht sot argumentet mbi të cilat është bazuar kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. Gazeta “Panorama”, duke iu referuar dokumenteve të prokurorisë, shkruan për ekzistencën e një rrëfimi tjetër të Durim Bamit, ndryshe nga ai që është shfaqur në media me video. Sipas dyshimeve të prokurorisë, videoja e dytë e rrëfimit të Bamit është realizuar në shtëpinë e deputetit Doshi në Durrës nën kërcënimin e armës.

“Kjo video, e cila nuk është bërë publike dhe nuk është vënë në dispozicion të Prokurorisë nga Doshi, sipas organit të akuzës është një nga arsyet e kërkesës për të kontrolluar banesat private të deputetit Doshi. Mbi këtë dëshmi të Durim Bamit Prokuroria ka ngritur tri akuzat e dyshuara për konsumim të elementeve të veprës penale nga Tom Doshi” shkruan gazeta duke cituar procesverbalet e prokurorisë, ku ndër të tjera shkruhet se ky filmim posedohet nga shtetasi Tom Doshi dhe nuk është vënë në dispozicion të hetimit.

http://www.panorama.com.al/250248/

n.k

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

keta kamutnistat e rilindur jane dhe me te zot se baballaret, sepse ata nuk dinin se cfare ke ne shtepi,o ta vinin vet o te kontrollonin perpara se te flisnin.

ata nuk te denonin me pergjime e aq me teper me fjalet espiunit por nxirrnin deshmitar, qofte e te rreme.

Na mbushet mendjen se ka dy mundesi: ose Doshi thote te verteten ose ka te drejte Meta qe Doshi eshte paranojak e ne te dy rastet nuk e ka vendin ne burg.

Ndersa Dhalla lot me dy portanuk denon Saliun per krime te faktuare dhe denon ata qedo Edi edhe kot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.