Bazhdari, aktivitet për fëmijët në Shkodër, nis “ekspozimi” i kandidates së të majtës për zgjedhjet lokale

Kandidatja deri tani më e mundshme e së majtës për bashkinë e Shkodrës, biznesmenia e aktivistja Keti Bazhdari, është bërë indirekt e pranishme në aktivitetet rinore të qytetit ditën e sotme, përmes organizimit në ambjentet e pedonales “Kolë Idromeno”, të një aktiviteti rinor për Ditët e Pranverës. Performanca muzikore,
miniekspozitë pikturash, numra shpejtësie, lojëra të ndryshme, klouna për fëmijët etj, ishte mënyra sesi organizata “Cati Foundation” themeluar nga Bazhdari, tërhoqi vëmendjen e moshave të reja paraditen e sotme. Nga krahu i djathtë, figurojnë disa mundësi për kandidatë në këto zgjedhje, por ende nuk bëhet fjalë për një profil me më shumë shanse se të tjerët.
a.k
Add new comment