Zbardhet urdhri i ndalimit për Mark Frrokun: Rrezik për t’u larguar nga vendi, akuzohet edhe nga drejtësia belge

Sipas të përditshmes “Panorama” ndalimi i deputetit Mark Frroku, argumentohet në urdhrin e firmosur nga vetë kryeprokurori, Adriatik Llalla, në të cilin mes arsyeve të prangosjes së tij, renditet rreziku i largimit, vënia në rrezik e provave nga ana e deputetit kristiandemokrat dhe akuzat ndaj tij të prokurorisë belge. Në urdhrin e ndalimit për Frrokun, theksohet se qenia e lirë e tij mund të cenojë vërtetësinë e provave për llogari të hetimit. Pjesë e argumentit për masën e ndalimit është edhe lidhjet e rëndësishme financiare që deputeti Frroku ka jashtë Shqipërisë, duke kujtuar se ai disponon një shtetësi të dytë. Në urdhrin per Frrokun shkruhet gjithashtu se “ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale, akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet. Në këto kushte krijohen dyshime të arsyeshme se ai mund të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, për t’iu shmangur ndjekjes penale”.
Comments
po pse skeni kerkuar me para

po pse skeni kerkuar me para ju legena heqjen e imunitetit deri sa ky tipi kerkohet per vepra penale ne belgjike..shtet leshi..ma rraset brenda vetem kur filloi te hidhte vickla.po te kish ndejte urte normalisht asnje sdo ndihej per prokurorin belge

Marl Frroku nuk ka asnje

Marl Frroku nuk ka asnje aresye te largohet prej Shqypniet:

Vetem ne Albany, Mark Frrolu asht Kryetar Partie

Vetem ne Shqypni eshte Maxhorance Totale

Vetem ne Shqiperi njihet direct me kryeministrin i cili e ka vendosur ne Listen e Fituese,

Vetem ne Shqiperi eshte deputet

dhe vetem ne kete vend mund te denohet vetem per Rrfim te Rreme!

Ku te shkoj tjeter i gjori?

Add new comment