Artan Lame flet për dy çështje: Shqipëria me 427 mijë ndërtime pa leje që duhen legalizuar/ Për Tiranën më hanë duart, jam në pritje.

Emri i Artan Lames është diskutuar ndër të parët për Bashkinë Tiranë ndërsa ai vetë e ka shfaqur publikisht ambicien e tij për të qenë në krye të saj. Ndërsa sot drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, rikonfimoi sot dëshirën e tij për të qenë kandidat për Bashkinë e Tiranës duke theksuar se është në pritje të një konkurrimi publik brenda radhëve të Partisë Socialiste. Në një konferencë për shtyp, paraditen e sotme pyetjes: Të hanë akoma duart për Tiranën Lame u përgjigj: “Natyrisht, për Tiranën më hanë, dhe vazhdojnë të më hanë duart. E kam bërë publike. Jam në pritje dhe kam bindje se do ketë një diskutim publik brenda radhëve të partisë për konkurimin e kandidaturave dhe për nxjerrjen e kandidaturave për Bashkinë Tiranë”.
Lame u bëri të ditur mediave sot se 427 mijë ndërtime pa leje janë bërë në Shqipëri që nga viti 1991 deri në 2014, të cilët duhet të legalizohen. Por, ndërsa ky problem duket se është vënë në vijë, një tjetër është bërë shqetësues: ndërtimet pa leje të vetë institucioneve shtetërore, përfshirë edhe të ALUIZNIit.
Add new comment