“Monitor”/ Politika shtrënguese e qeverisë për rritjen e pagave, pas indeksimit, rroga mesatare në shtet shkon 53,800 lekë

“Monitor” shkruan se paga mesatare në sektorin shtetëror pësoi një rritje me 1.7 % për qind në fund të vitit që shkoi në krahasim me tremujorin e tretë të vitit dhe një rritje 1.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Sipas “Monitor” në vlerë monetare paga mesatare në shtet aktualisht është 53,800 lekë, një vit më parë ishte 52,600 lekë. Rritja në këto nivele mësohet të ketë ardhur nga indeksimi që qeveria bëri pagat e administratës në fund të tremujorit të tretë të vitit 2014. “Monitor” sqaron gjithashtu se qeveria ka shpallur një politikë shtrënguese për rritjen e pagave, ku të paktën në kuadrin afatmesëm, pagat por edhe pensionet do të indeksohen vetëm me ritmet e inflacionit. Inflacioni në tre vitet e fundit është poshtë niveleve të 2 përqindëshit dhe këtë ecuri pritet të ketë edhe në kuadrin afatmesëm. Sipas pritshmërie rritja e vjetore e pagave do të jetë në intervalet 1.5-2%, shkruan “Monitor”.
Add new comment