Prokurorët nuk pranojnë të zbardhin akuzën me të cilën mbahet në burg Durim Bami. Për Tom Doshin nuk ka akuzë, por regjistrim të procedimit penal

Postuar në 25 Mars, 2015 14:14

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk kanë pranuar të bëjnë publike se cila është akuza me të cilën Durim Bami mbahet sot në burg. Pyetja është bërë nga deputeti demokrat Arben Ristani, por prokurori ka deklaruar se ky është sekret hetimor. Përfaqësuesit e prokurorisë janë shprehur se leja e kërkuar për arrestimin e Tom Doshit është në bazë të regjistrimit të procedimit penal, por la dhënë sqarime se për çfarë akuzohet. “Po na kërkon të arrestojmë një deputet. Për cilën arsye e bëni këtë kërkesë. Cila është akuza”, pyeti Ristani. Përgjigja e prokurorit: “Kërkesa dhe relacioni i përfshin këto elementë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.