Qeveria rikthen “duty free shops” në pikat doganore. Kusht paraprak, afrimi i investitorëve të huaj me reputacion në këtë fushë

Postuar në 25 Mars, 2015 08:34

Në një draft ku argumenton përparësitë e hapjes së “dyqaneve të çliruara nga taksat” në pikat doganore qeveria ka çuar për diskutim në kuvend projektligjin për rihapjen e  (duty free shops) edhe në pikat kufitare tokësore dhe detare. Në relacionin shpjegues të ligjit jepen edhe arsyet për avantazhet që krijohen nga hapja e (duty free shops) që aktualisht funksionojnë vetëm në aeroportin “Nënë Tereza”. Edhe pse nuk ka një  vlerësim të efekteve që do të ketë në buxhet miratimi i një projektligji të tillë Minstria e Financave thotë se me hapjen e këtyre pikave rritet fuqia konkurruese e pikave kufitare, tokësore, aeroport/eve dhe porteve shqiptare në krahasim me aeroportet dhe portet evropiane, ose ato fqinje, sipas rastit. Sipas saj autorizimi i dyqaneve “duty free shops” në pika të ndryshme kufitare, tokësore, detare dhe ajrore shmang monopolizimin e këtij lloj shërbimi.

Në relacion thuhet se çmimi i mallrave në dyqanet “duty free shops” do të përfshijë një normë fitimi për shitësin dhe normalisht, çmimi i këtij malli do të jetë më i ulët se në rastin e shitjes së tij në një dyqan jo “duty free shops”;

Po ashtu ministria beson se do të rriten të ardhurat nga tatim-fitimi për shkak të rritjes së volumit të shitjeve, rritje e cila synohet edhe duke krijuar kushtet e afrimit të investitorëve të huaj seriozë, si kusht paraprak për zhvillimin e këtij tregu.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.