Propozim i kryeprokurorit kroat, Cvitan: “Hetimi dhe gjykimi i ministrave dhe deputetëve, të jetë kompetencë e Krimeve të Rënda”

Prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri, kryeprokurori i Kroacisë, Dinko Cvitan, i cili ka në karrierën e tij edhe çështjen ndaj ish-kryemimistrit Ivo Sanader, i arrestuar për korrupsion. Cvitan thuhet se po sjell përvojën e tij në vendin tonë dhe sot ka bërë një propozim që kërkon ndryshime ligjore. Sipas tij, “hetimi dhe gjykimi i ministrave dhe deputetëve të jetë kompetencë e Krimeve të Rënda, duke qënë se është një strukturë e specializuar në këtë drejtim”. Kjo shmang procedurat burokratike, por edhe e vendos zyrtarin para përgjegjësive të reja. Cvitan ka sjellë edhe një shembull që vlen shumë: në Kroaci gjykatësi ka të drejtë të gjobisë avokatin me 5 mijë euro, nëse e vlerëson se po bëhet shkak për zvarritjen e procesit gjyqësor. Do të ishte një masë e dobishme në Shqipëri, ku ka procese që mbyllen pikërisht me marifete të tilla. Cvitam ka shtuar se gjykatësit e Gjykatës së Lartë dhe të Krimeve të Rënda duhet të kenë mandate të përjetshëm, pasi kjo siguron pavarësi dhe integritet.
Comments
Ja nje sekond sa ti themi Dan
<p>Ja nje sekond sa ti themi Dan Trocit qe do hetoj Ilir Meten ... </p>
Add new comment