Realizohet “ëndrra” e De Biasit, merr shtetësinë shqiptare. Pasaporta i jepet të shtunën nga Nishani

Është i vetmi nga trajnerët e huaj të kombëtares shqiptare të futbollit që kishte shprehur dëshirën për të marrë shtetësinë shqiptare. Një “ëndërr” që duket se është bërë realitet për teknikun italian të kombëtares shqiptare Gani De Biasi. Ai ka marrë shtetësinë shqiptare dhe pasaporta do t’i jepet të shtunën nga vetë presidenti Bujar Nishani në kompleksin që kombëtarja po zhvillon stërvitjen në Durrës. De Biasi e drejton përfaqësuesen shqiptare që prej dhjetorit të 2011. Në 27 ndeshje në krye të pankinës shqiptare Biasi ka fituar 10 takime, ka barazuar 7 dhe ka humbur 10. Puna e tij me kuqezinjtë gjatë eliminitoreve të Kupës së Botës 2014 bëri që Federata Shqiptare e Futbollit t’i ofronte zgjatjen e kontratës edhe për kualifikueset e Euro 2016. De Biasi bëhet kështu italiani i dytë i “famshëm” që merr shtetësinë shqiptare pas prezantuesit të njohur, Ezio Nereo Greggio për të cilin u tha se marrja e shtetësisë shqiptare kishte të bënte më shumë me shmangien e taksave të larta në Itali.
l.m
Add new comment