Tragjedia e “Germanwings”, Andreas Lubitz në depresion pas ndarjes nga e dashura. I afërmi i pilotit i mbajti fshehur kompanisë diagnozën

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Andreas Lubitz, bashkë-piloti i “Airbus 320 Germanwings” që shkaktoi rrëzimin e avionit me 150 njerëz në bord në një mal francez, vuante nga depresioni, por asnjëri prej punëdhënësve të tij nuk e dinte. Sëmundja e fshehtë është shfaqur papritmas, kur piloti ka pasur një krizë në çift me të dashurën. Kjo sjellje banale ka shkaktuar dhe tragjedinë në fjalë. Prokurori i Dusseldorf-it ka gjetur në banesën e Andreas Lubitz një raport mjekësor që vërtetonte patologjinë e pilotit. Sipas “Der Spiegel”, hetuesit raportojnë se një person i afërt me të, kishte fshehur problemet e Lubitz në kompaninë ajrore. Në veçanti, bëhet e ditur se në vitin 2009 piloti gjerman u diagnostikua me një “episod të rëndë depresiv, pastaj u rikthye” dhe se do të ishte në trajtim psikiatrik për një vit e gjysmë. Gjithashtu, kohët e fundit ai kishte “një krizë në çift me të dashurën e tij”. Prokuroria vazhdon të përjashtojë motive politike dhe fetare, dhe nuk gjeti asnjë letër lamtumire.
Add new comment