Ikën Gjinushi e Milo, por vjen Idrizi. Rilindja e vogël e PS-së me PDIU-në. Marrëveshja nuk cenon gjithsesi 1 prillin, datën historike të mazhorancës aktuale

Postuar në 30 Mars, 2015 08:24

Kryeministri i Shqipërisë ka “firmosur” sot marrëveshje bashkëpunimi me PDIU-në, ose partinë e çamëve. “Së bashku me PDIU-në do të jemi në bashkëqeverisje dhe stacioni i parë i këtij bashkëpunimi do të jenë zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në disa qarqe kontributi i PDIU-së ka qenë konkret”, tha kryeministri. Dhe sërish me të njëjtën frazë të dalë boje të një demagogjie sa për konsum deklarativ, kryeministri ka përsëritur atë që e dëgjojmë qëkur ai bujti në politikë, pa qenë asnjëherë politikan. “Nuk kemi emra konkretë, pasi do të jenë konsensualë. Ne besojmë te bashkimi i kontributeve dhe jo tek ndarja e sinoreve”, tha ai. Ky përkufizim çliron edhe kreun e PDIU-së nga pesha e madhe e politikës së pazareve, pasi mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, vendosi me unanimitet që PDIU nuk është parti e pazareve.
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>A nuk eshte 1 Prilli &nbsp;<strong>DITA E RRENAVE?</strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.