Arkiv-Lajme

PD propozon ulje të taksës së qarkullimit dhe të TVSH-së për energjinë, ministri i Financave kundërshton. “Ndikojnë shumë në buxhet”

Postuar në 31 Mars, 2015 09:26

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar sot uljen e taksës së qarkullimit dhe uljen e TVSH-së për energjinë. Me arsyetimin se këto maksa do të sjellin lehtësim në koston e jetesës së qytetarëve, PD-ja ka propozuar projekligjet në fjalë, që në fakt riprodhojnë disa premtime elektorale të Partisë Socialiste. Dhe që janë hedhur poshtë prej ministrit të Financave të PS-së, Shkëlqim Cani. Sipas këtij tënfundit, ndryshimi i taksës së qarkullimit sjell humbje në buxhet me 12 miliardë lekë.

Disa pyetje që mbeten ende pa përgjigje nga çështja “Doshi-Frroku”

Postuar në 31 Mars, 2015 08:40

Dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, mund të konsiderohet si pasoja kryesore në planin institicional, që çështja “Doshi-Frroku” ka dhënë deri më tani. Artan Didi u largua duke deklaruar se nuk kishte patur kapacitete të ndalonte moszbatimin e procedurave ligjore nga ana e shefit të Zyrës së Interpol Tirana, që sipas akuzave të deritanishme, mendohet se ka mbulur kërkesën belge për deputetin Mark Frroku, i gjykuar në Belgjikë për vrasje.

Këshilli i mandateve, pro kërkesës për arrestimin e Mark Frrokut. Ky i fundit: Nuk kam vrarë askënd

Postuar në 31 Mars, 2015 07:34

Është vendosur miratimi në Këshillin e Mandateve në Kuvend, pro kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Kjo kërkesë do të dërgohet në Kuvend dhe në seancën më të parë, që është ditën e enjte, do të votohet në seancë plenare. Këshilli i Mandateve në përfundim të mbledhjes do të dalë me dy raporte, nga deputetët e shumicës dhe një tjetër nga opozita. Mark Frroku u arrestua fillimisht për çështjen “Doshi” dhe i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

PD-ja insinuon për luftë PS-LSI me çështjen “Frroku”: “Rama dhe Tahiri, në dijeni të kërkesës belge. Donin ta përdornin në hetimin ndaj Ilir Metës”.

Postuar në 31 Mars, 2015 06:23

Partia Demokratike, ka kërkuar sot përmes nënkryetarit Edmond Spaho, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Duke folur për çështjen “Frroku”, Spaho tha se ministri i Brendshëm dhe kryeministri kanë qenë në dijeni të kërkesës belge. “Numëruesi i parë në zgjedhjet e 23 qershorit, tregoi sot se është gati të bëjë gjithçka për të marrë në mbrojtje shefat e tij, Saimir Tahiri dhe Edi Rama, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për një prej skandaleve më të mëdha të policisë, që është fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Frroku.

Berisha reagon: Didi e Tahiri mbanin peng njëri-tjetrin. Shefi i Interpolit ka njoftuar për Frrokun, por e urdhëruan të heshtte

Postuar në 31 Mars, 2015 04:52

Ish kryeministri Berisha tashmë është bërë replikuesi i parë i opozitës lidhur me çështjet policore dhe ato të kronikës, që kanë lidhje me mazhorancën. Ai ka reguar pak më parë në fb pas dorëheqjes së Artan Didit. Berisha zbërthen arsyet që sipas tij, fshihen pas këtij largimi. Ja çfarë shkruan ai:

 

Artan Didi: Ngjarja me Interpol Tirana, e papranueshme; nuk pata kapacitetin për ta ndaluar

Postuar në 31 Mars, 2015 04:16

Është shpërndarë në media teksti i dorëheqjes së parevokueshme që drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, i ka dërguar kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Tahiri:

  

“Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe të asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që t’i drejton.

Artan Didi jep dorëheqjen. A janë bërë shkak zhvillimet e fundit me çështjen Frroku dhe Interpolin?

Postuar në 31 Mars, 2015 03:12

Ka dhënë dorëheqjen pak më parë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi. Në një mbledhje me drejtuesit më të lartë të policisë, Didi njoftoi largimin e tij nga detyra që e mbante që prej tetorit 2013. Pritet të mësohet se cila ka qenë arsyeja, por ndërkaq zhvillimet e fundit me çështjen Frroku dhe mosfunksionimi i komunikimit me autoritetet belge apo “ngecja” e të dhënave të dërguara nëpër sirtarët e Interpol Tiranës, hodhën një dritë të keqe mbi Policinë e Shtetit.  

a.k

Pranga shefit të Interpol Tiranës dhe një oficereje, fshehën të dhënat belge të Mark Frrokut

Postuar në 31 Mars, 2015 03:03

Artan Bajraktari, drejtori i Interpol Tirana dhe oficerja operatore Laureta Alla janë arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Policisë së Shtetit dje në orët e vona të mbrëmjes. Mësohet se Bajraktari e Alla fshehën provat nga Belgjika që implikonin Mark Frrokun në akuzën që ai ka për vrasje në këtë shtet. Ende nuk dihen detaje se çfarë kanë fshehur saktësisht, por sipas asaj që mësohet ka prova të forta për shkelje të rëndë nga ana e oficerëve ndaj edhe është bërë ndalimi i tyre.

Basha shpëton nga sikleti i Tiranës, zyrtarisht jo kandidat. Katër emrat nga do dalë garuesi i PD-së

Postuar në 30 Mars, 2015 16:09

Dhe pse vetë Berisha dhe njerëz të tij e kanë nxitur zyrtarisht që rikandidojë, Lulzim Basha nuk do të ketë kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën. Kreu demokrat ka këmbëngulur që të mos kandidojë në zgjedhjet vendore, të cilat në rast të një rezultati negativ, do të rrezikonin postin e tij si drejtues i PD-së. Faktikisht, arsyetimi zyrtar është tani e tutje ai duhet të përqëndrohet në drejtimin e partisë dhe menaxhimin e fushatës në gjithë vendit.

Rama mbledh deputetët e Tiranës. Rrethi i kandidatëve ngushtohet në: Veliaj, Klosi e Majko

Postuar në 30 Mars, 2015 14:34

Edi Rama ka mbledhur deputetët e Qarkut Tiranë për të diskutuar kandidatët e propozuar nga PS për bashkinë më të madhe në vend. Deri tani është vendosur që të vijohet me sondazhe të mëtejshme dhe takime me deputetë përpara se të dilet me një emër konkret. Deri tani, mbështetje më të madhe

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme