Berisha reagon: Didi e Tahiri mbanin peng njëri-tjetrin. Shefi i Interpolit ka njoftuar për Frrokun, por e urdhëruan të heshtte

Ish kryeministri Berisha tashmë është bërë replikuesi i parë i opozitës lidhur me çështjet policore dhe ato të kronikës, që kanë lidhje me mazhorancën. Ai ka reguar pak më parë në fb pas dorëheqjes së Artan Didit. Berisha zbërthen arsyet që sipas tij, fshihen pas këtij largimi. Ja çfarë shkruan ai:
"Të dashur miq, sot këshilli i vrasësve largoi dhe flaku si limon të shtrydhur, vrasesin, cubin mercenar që rrënoi Policinë e Shtetit, Artan Didi. Shkarkimi i tij u be per të larë duart me krimin e fshehjes nga Edi Rama për tre muaj te kerkeses së autoriteteve belge per ekstradimin e Mark Frrokut per vrasje. Pra ky shkarkim eshte thjesht nje larje hesapesh midis kockave mafioze te pushtetit te krimit. Burime te informuara njoftojne se Artan Bajraktari, në momentin e arrestimit ka deklaruar se ai kishte njoftuar per kerkesen belge jo vetem Didin por dhe vet Tahirin, nga te cilet ishte porositur ta mbante aty e te mos kthente pergjigje. Marrëdhëniet e Didit me Tahirin ishin prej kohesh në thikë e në pikë! Thuhet se Didi kishte denoncuar tek të huajt lidhjen e Tahirit me Shullazin, përdorimin e drogës nga ana e tij si dhe aksionet e tij ne lojrat e fatit, etj. Kurse Tahiri mbante peng Didin me nje transfertë 500 mijë eurosh të tij në një vend mik si dhe disa emërime në Polici. Bosët e pushtetit të krimit po hanë njeri tjetrin!! Sb”
a.k
Add new comment