Artan Didi: Ngjarja me Interpol Tirana, e papranueshme; nuk pata kapacitetin për ta ndaluar

Është shpërndarë në media teksti i dorëheqjes së parevokueshme që drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, i ka dërguar kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Tahiri:
“Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe të asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që t’i drejton.
Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të Interpolit dhe të shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri ata përpara përgjegjësisë penale, cenoi në një farë mase imazhin e Drejtorisë së Përgjithshme të policisë, ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin.
Për këtë arsye, duke vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të Policisë së Shtetit, të cilin unë e drejtoj, duke e vlerësuar që nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë, vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Punonjësit e ndershëm të policisë të më gjykojnë për këtë vendim!”
a.k
Add new comment