Arkiv-Lajme

Dy parti të tjera me koalicionin qeverisës, FRD-ja e Bamir Topit dhe Partia Maqedonase

Postuar në 02 Prill, 2015 06:16

Koalicioni qeverisës është zgjeruar sot edhe me dy parti të tjera: Frymën e Re Demokratike dhe partinë përfaqësuese të pakicës maqedonase. “Kemi vlerësuar pozitivisht ftesën publike, që gjithsesi të imponon që të pozicionohesh. Ftesa që erdhi nga zoti Rama tri ditë më parë, për këtë arsye në vijim të një analize të gjatë dhe të thellë, FRD sot ra dakord jo për koalicion, se të hysh në koalicion ka etapat e veta dhe brenda një kohe të shkurtër, por ra dakord të pranojë ftesën e zotit Rama për të hyrë në negociata”, tha Bamir topi, kryetar i FRD-së.

Kuvendi voton me 113 vota pro arrestimit të deputetit Mark Frroku

Postuar në 02 Prill, 2015 05:04

Në ndryshim nga rasti i Tom Doshit, Partia Demokratike ka votuar pro kërkesës së prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Votimi i sotshëm në seancë ka qenë thuajse unanim: 113 vota pro kërkesës, 2 vota kundër dhe 2 abstenim. Frroku ka qenë i pranishëm në seancë, madje edhe ka folur aty. Ai ka deklaruar se do ta ndjekë çështjen deri në Strasburg.

“Gazeta Shqiptare” thotë se për sigurinë e kryeministrit Rama është vënë në mbrojtje një nga efektivët më të mirë të RENEA-s

Postuar në 02 Prill, 2015 03:04

Kryeministrit i shtohet mbrojtja trupore. Në eskortën që shoqëron kryeministrin e vendit, Edi Rama, janë shtuar edhe efektivët e forcave speciale. Burime të sigurta nga policia, sqarojnë për “Gazeta Shqiptare” se në radhët e eskortës së kreut të qeverisë është shtuar edhe një efektiv i repartit RENEA.  Burimet thonë për “Gazeta Shqiptare” se nuk ka ndryshime në mënyrën me të cilën ruhet kryeministri. “Është po i njëjti numër makinash dhe shoqëruesish,” thanë ata.

IntelCenter/ Lista e Qendrës Amerikane të Vëzhgimit, 31 lëvizje në botë mbështesin ISIS-in

Postuar në 02 Prill, 2015 02:47

Agjencia e lajmeve AFP bën të ditur se të paktën 21 grupe xhihadiste në botë janë betuar për besnikëri ndaj kreut të grupit të Shtetit Islamik (ISIS), Abou Bakr al-Bagdadit, në ndërkohë që 10 të tjerë i kanë premtuar mbështetje, sipas një liste të bërë nga Qendra Amerikane e Vëzhgimit për grupet ekstremiste, IntelCenter. Sipas kësaj liste, këto 31 lëvizje janë të vendosura nëpër botë në një hark që kalon nga Algjeria në Indonezi.

Unë jam gegë + toskë = shqiptar

Postuar në 02 Prill, 2015 02:43

Libri i autorit Mustafa Nano mori dhenë. Ky libër doli në dritë në momentin kur dikotomia gegë-toskë është bërë tejet shqetësuese, në momentin kur shqiptarët në vend të unifikimit dhe bashkimit shpirtëror dhe kombëtar, janë të prirur drejt fragmentarizimit, e kjo jo edhe aq për fajin e tyre sa për fajin e elitave drejtuese politike dhe intelektuale.

Gjergj Bojaxhi flet pas shpalljes së kandidaturës për Bashkinë e Tiranës: Po më bëjnë presion, sulme e shpifje, që janë arma kryesore politike në Shqipëri

Postuar në 02 Prill, 2015 02:38

Gjergj Bojaxhi, që është dhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, ka nisur mbledhjen e firmave për të finalizuar hyrjen në garë. Por ndërkohë, sipas gazetës “Sot”, ai thotë se është nën presion. “Ka pasur sidomos përpjekje për dekurajim nëpër media dhe në rrjetet sociale dhe natyrisht edhe sulme personale dhe shpifje, që janë arma kryesore politike në Shqipëri. Qëllimi është që njerëzit të mendojnë që kandidati i pavarur nuk ndryshon nga personazhet kryesorë të partive dhe prandaj nuk ia vlen të votohet. Kjo është e pritshme,” tha ai për gazetën “Sot”.

Jahjaga flet për Gjykatën Speciale tek “Epoka e Re”: Mos harroni se Kosova është e varfër, me korrupsion e krim të organizuar

Postuar në 02 Prill, 2015 01:53

Sipas gazetës “Epoka e Re”, presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se duhet një konsensus i gjerë shoqëror për themelimin e Gjykatës Speciale. Ajo ka deklaruar se kjo gjykatë nuk do ta cenojë rendin kushtetues të Kosovës në rast se themelohet nga institucionet vendore.

Shkodër, rrëfimi i Ramës: Pse u prish miqësia me Tomën, deputeti ngatërroi miqësinë me punët e shtetit

Postuar në 02 Prill, 2015 01:43

“Deputeti ngatërroi miqësinë me punët e shtetit”. Kwshtu whstw shprehur Kryeministri Rama, i cili ka rrëfyer dje për herë të parë në Shkodër se miqësia e tij me Tom Doshin u prish për shkak se. “Panorama” shkruan se gjatë një takimi me strukturat socialiste të këtij qarku në teatrin “Migjeni”, kreu i qeverisë në prani dhe të deputetëve të këtij qarku është “rrëfyer” për shkaqet e përjashtimit të Doshit nga Grupi Parlamentar socialist, por edhe akuzat për komplotin e vrasjes së tij.

21 qershori, “Panorama” zbardh negociatat e Bashës me 20 parti për zgjedhjet lokale

Postuar në 02 Prill, 2015 01:35

Basha, ka mbledhur dje në selinë e PD përfaqësuesit e 20 partive politike, ku u diskutua marrëveshja për daljen në një koalicion për zgjedhjet e 21 qershorit. “Panorama” shkruan se në përfundim të tryezës palët kanë rënë dakord që negociatat të zhvillohen deri në datën 6 prill. Për të arritur një marrëveshje, është ngritur një grup i posaçëm pune, në përbërje të të cilit do të jenë nënkryetari i PD­së Edmond Spaho, Eduard Halimi dhe Ivi Kaso.

Shënim: Një mazhorancë drejt obezitetit sipas modelit të PDIU-së

Postuar në 01 Prill, 2015 16:11

 Interesi i lartë i medias për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit dhe kandidaturat që do t’i propozohen “popullit” për menaxhimin e qeverisjes vendore është i pajustifikuar për vetë modelin që politika po ndjek në përzgjedhjen e emrave që do të marrin nën administrim mbledhjen e taksave lokale dhe shpenzimin e fondeve publike për 61 bashkitë e reja të vendit. E para, këtij procesi që synon të seleksionojë “shërbëtorët” më të mirë për komunitetet lokale i mungon plotësisht transparenca.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme