Dy parti të tjera me koalicionin qeverisës, FRD-ja e Bamir Topit dhe Partia Maqedonase

Koalicioni qeverisës është zgjeruar sot edhe me dy parti të tjera: Frymën e Re Demokratike dhe partinë përfaqësuese të pakicës maqedonase. “Kemi vlerësuar pozitivisht ftesën publike, që gjithsesi të imponon që të pozicionohesh. Ftesa që erdhi nga zoti Rama tri ditë më parë, për këtë arsye në vijim të një analize të gjatë dhe të thellë, FRD sot ra dakord jo për koalicion, se të hysh në koalicion ka etapat e veta dhe brenda një kohe të shkurtër, por ra dakord të pranojë ftesën e zotit Rama për të hyrë në negociata”, tha Bamir topi, kryetar i FRD-së. Kurse për takimin me kreun e Partisë Maqedonase, Edmond Themelko, është vetë kryeministri që e njofton në “Twitter”.
Add new comment