Shkodër, rrëfimi i Ramës: Pse u prish miqësia me Tomën, deputeti ngatërroi miqësinë me punët e shtetit

Postuar në 02 Prill, 2015 01:43

“Deputeti ngatërroi miqësinë me punët e shtetit”. Kwshtu whstw shprehur Kryeministri Rama, i cili ka rrëfyer dje për herë të parë në Shkodër se miqësia e tij me Tom Doshin u prish për shkak se. “Panorama” shkruan se gjatë një takimi me strukturat socialiste të këtij qarku në teatrin “Migjeni”, kreu i qeverisë në prani dhe të deputetëve të këtij qarku është “rrëfyer” për shkaqet e përjashtimit të Doshit nga Grupi Parlamentar socialist, por edhe akuzat për komplotin e vrasjes së tij. “Përjashtimi i Doshit nga Partia Socialiste ishte i pashmangshëm, largimi ka të bëjë me marrëdhëniet e Tomës në PS”, mësohet të ketë pohuar Kryeministri Rama dje në takimin e mbyllur pa praninë e mediave në teatrin “Migjeni”, shkruan gazeta “Panorama”. Kreu i qeverisë nuk e ka fshehur keqardhjen për prishjen e një miqësie të vjetër me Tom Doshin. “Me Tomën kemi pasur një miqësi me njëri-tjetrin, por kur pashë që kjo miqësi po ndikonte në punën e partisë dhe në punët e qeverisë, unë u detyrova të prish miqësinë për hir të punës. Nuk e fsheh që largimi i Tomës nga PS nuk u bë pa dhimbje, por ishte e pashmangshme”, ka pohuar Rama. Ndërkohë si shkak i përjashtimit të Doshit ka qenë sjellja jo etike e ish-deputetit të PS, si dhe veprime të papërgjegjshme të Tomës me ministrat e kabinetit qeveritar apo dhe drejtues të lartë të PS, ka sqaruar Rama. Lidhur me akuzat e Tom Doshit ndaj kreut të Kuvendit, Kryeministri Rama i qëndroi sërish versionit të mëparshëm të tij, se atentati ishte farsë. “Për çështjen tjetër të vrasjes, unë i kam thënë: lëri këto çmenduri, pasi ne arritëm në përfundimin se ishin joreale”, mësohet të jetë shprehur Rama. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.