“Gazeta Shqiptare” thotë se për sigurinë e kryeministrit Rama është vënë në mbrojtje një nga efektivët më të mirë të RENEA-s

Kryeministrit i shtohet mbrojtja trupore. Në eskortën që shoqëron kryeministrin e vendit, Edi Rama, janë shtuar edhe efektivët e forcave speciale. Burime të sigurta nga policia, sqarojnë për “Gazeta Shqiptare” se në radhët e eskortës së kreut të qeverisë është shtuar edhe një efektiv i repartit RENEA. Burimet thonë për “Gazeta Shqiptare” se nuk ka ndryshime në mënyrën me të cilën ruhet kryeministri. “Është po i njëjti numër makinash dhe shoqëruesish,” thanë ata. Por “Gazeta Shqiptare” raporton se në radhët e eskortës së Ramës tashmë është edhe një nga efektivët më të mirë të RENEA-s, i cili është bërë pjesë e eskortës që shoqëron kreun e ekzekutivit vetëm pak ditë më parë. Efektivët e këtij reparti kërkohen vetëm në rastet kur ka sinjale se mund të cenohet një personalitet apo një objekt i veçantë.
Comments
ky sikur filloi te ecte ne

ky sikur filloi te ecte ne kembe per ne k.ministri........apo muhabet shqiptaresh.

Shyqyr qe i erdhen mend e

Shyqyr qe i erdhen mend e kokes dhe e mori seriozisht punen e sigurise. Ato shetitjet neper Bulevard vetem ose me 1 truproje jane te gabuara. Ne nje vend ku mafia dhe agjenturat e huaja jane ul kembkryq, siguria e Kryeministrit eshte nje element ekstremisht i rendesishem sepse nje incident i rende mund te shkaktoje pasoja teper te renda politike dhe ekonomike per vendin.

Shteti ka pas tre sulme te forta kunder mafies ne muajt e fundit: prishja e plantacioneve te droges, Xibraka dhe arrestimi i Mark Frrokut.

Mafia nuk eshte nga ato qe rri dhe veshtron yjet. Pa harruar edhe SRBin qe i hane duart per gjak akoma.

Shume shpejte ju trash qafa

Shume shpejte ju trash qafa kryeministrit!

mos harroni se ata qe kerkojn
mos harroni se ata qe kerkojn me çdo kushte te vijn ne pushtet me sa duket nuk u ka ngel gje tjeter ne dore, ndoshta kryeministri eshte gjahu I fundit...? Tung
Add new comment