Arkiv-Lajme

“Monitor” publikon 50 sipërmarrjet më të mëdha shqiptare, me pronare femra

Postuar në 04 Prill, 2015 04:26

“Monitor” sjell renditjen e kompanive më të mëdha në vend, të cilat janë në pronësi të femrave, të paktën në 30% të aksioneve dhe që realizojnë qarkullim vjetor mbi 3 milionë euro në vit. Numërohen me pikatore, në pjesën më të madhe qëndrojnë në hije, megjithatë kanë treguar se kur është fjala për të menaxhuar një biznes, ndonjëherë ia arrijnë edhe më mirë se meshkujt. Janë 27,8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej në vend, që menaxhohen nga femrat, sipas regjistrit të fundit të ndërmarrjeve të vitit 2013, publikuar nga INSTAT.

Media amerikane “Marketwired”: Kokëdhima po lobon për legalizimin dhe eksportimin e kanabisit

Postuar në 04 Prill, 2015 03:20

Mediat amerikane raportojnë se mes Shqipërisë dhe SHBA mund të ketë një tjetër partneritet. Bëhet fjalë për një bashkëpunim në fushën e kanabisit. Pikërisht në prag të ‘Kupës së Kanabisit 2015’, deputeti shqiptar, Koço Kokëdhima ka nisur lobimin me anëtarë të Kongresit Amerikan, raporton Melanie Schultz në “Marketwired”. “Shqipëria prodhon kanabis të cilësisë së lartë, shumë të njohur në Europë,” tha Kokëdhima. Kokëdhima do të takojë anëtarët e Komisionit të Kongresit për Çështjet Euroaziatike.

Agjencia “INA” publikon emrat e 21 bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së

Postuar në 04 Prill, 2015 03:07

Agjencia e lajmeve “INA” bën me dije se janë publikuar emrat e 21 bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së në Bosnje Hercegovinë. Këto emra janë të publikuar në librin “21 bashkëpunëtorë shqiptarë të UDB-së në Bosnje e Hercegovinë (1970-1990) përgatitur nga Ivan Beshljiq dhe përkthyer e përgatitur në gjuhën shqipe nga Mehmet Loci, informon portali Botapress. Në këtë libër përmenden 21 emra dhe pseudonime të shqiptarëve që për një periudhë 20 vjeçare kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së në Bosnje e Hercegovinë!

Ngjela një deklaratë bombë në gazetën “Sot”: Berisha i shiti Putinit sekretet e NATO-s

Postuar në 04 Prill, 2015 02:41

Gazeta “Sot” shkruan se avokat Spartak Ngjela ka artikuluar një deklaratë bombë në adresë të Sali Berishës, duke hedhur dritë mbi raportet e ngrira dhe të ndera të Berishës me amerikanët. Duke folur për gazetën Sot, ai thotë se Sali Berisha është i trembur nga amerikanët pasi i ka shitur Vladimir Putinit, presidentit rus, informacionet e NATO-s. Sipas tij, Berisha ka çuar informacionet sekrete të Aleancës pikërisht tek Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, armikut më të madh të NATO-s dhe kërcënimit të paqes botërore.

“Panorama” jep detajet e lirimit të Arben Frrokut; pas 2 vitesh lë qelinë, e priti makina 302 “Audi” me xhama të errët e vëllait deputet

Postuar në 04 Prill, 2015 02:06

“Panorama” shkruan se reth tri orë pasi u deklarua i pafajshëm nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda, Arben Frroku shijoi lirinë. Në orën 17:50, ai kaloi pragun e portës së jashtme të paraburgimit nr.302, në rrugën “Mine Peza” pa pranga në duar. Për ironi të fatit, i njëjti prag ishte kapërcyer rreth një orë më parë, në drejtim të kundërt, nga vëllai i tij, deputetit Mark Frroku. Sipas “Panoramws” pak metër larg portës, biznesmenin e liruar e priti autovetura tip “Audi” me xhama të errët, në pronësi të vëllait të tij, deputetit Frroku.

“Tribuna”/ Një shoqatë aktakuzë kundër UÇK-së në Strasburg, kërkohet përkrahje nga qeveria e Serbisë

Postuar në 04 Prill, 2015 01:27

Gazeta “Tribuna” bën me dije se shoqata serbe e familjeve të të vrarëve në Kosovë kanë vendosur që para gjyqeve serbe dhe atyre ndërkombëtare të ngrenë aktakuzë kundër përgjegjësve për ato që kjo shoqatë i quan krime ndaj joshqiptarëve nga në Kosovë. Aktakuza, siç transmeton “B92”, do të ngrihet për krimet ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovës para dhe pas vitit 1999.

“Artan Didi u thye përballë politikës”, 3 ish-drejtues të Policisë debatojnë në “Channel One”

Postuar në 04 Prill, 2015 01:19

Tre ish-drejtorë të lartë të policisë së shtetit analizuan punën e ish-drejtorit të përgjithshëm Artan Didi Në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ishin të ftuar Shyqyri Dade, Asllan Dogjani dhe Lefter Maliqi. Të tre ish-drejtuesit bien në një mendje që ka qenë politika që ka dëmtuar punën e policisë dhe Didi duhet të tregonte më shumë integritet dhe profesionalizëm. Për Shyqyri Daden, Didi vlerësohet për disa aksione të policisë si ne Lazarat, Dukagjin dhe disa reforma në strukturat e policisë.

Reagimet e familjarëve të kryekomisar Dritan Lamajt në “Gazeta Shqiptare”: Kjo s’është drejtësi, nuk e prisnim

Postuar në 04 Prill, 2015 00:59

Për “Gazeta Shqiptare”, Esmeralda, motra e kryekomisarit Dritan Lamaj, ka thënë: “Kjo nuk është drejtësi. Kemi shpresë se shteti shqiptar do ta vendosë drejtësinë në vend”. Reagimi i saj ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për pafajësinë e Arben Frrokut, personit të akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë. Kryeomisar Lamaj u vra në 24 shkurt të vitit 2013 shumë pranë banesës së tij, ndërkohë që për këtë ngjarje u arrestua biznesmeni, Arben Frroku, i cili u shpall i pafajshëm ditën e djeshme nga gjykata.

Skënder Minxhozi në “Top Channel”: Vendim për Arben Frrokun, tronditës. Sistemi i drejtësisë në gjendje skandaloze

Postuar në 03 Prill, 2015 16:29

Kryeredaktor i revistës “Java”, Skënder Minxhozi, i ftuar në edicionin qendror informativ në “Top Channel”, theksoi se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për pafajësinë e Arben Frrokut “reflekton gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë”. Minxhozi tha: ”Sot duhet folur për Arben Frrokun, i cili nga një dënim i përjetshëm që pritej përfundoi në lirim. Është vendim tronditës, një nga ato vendime që hapin polemika dhe që do e quaja mazokist për vetë sistemin e drejtësisë.

Mazhoranca mbushet me parimorë. Pas PDIU-së, edhe FRD pranon bashkëpunimin. Topi: “E neveritshme kur partitë politike futen në koalicion për të bërë pazare”

Postuar në 03 Prill, 2015 14:08

Fryma e Re Demokratike është zyrtarisht pjesë e koalicionit të majtë të drejtuar nga PS dhe LSI. Kryetari i saj, ish-presidenti Bamir Topi, ka deklaruar nga Pogradeci se ai iu bashkua koalicionit qeverisës për parime. “Respektuam dhe vlerësuam kërkesën për koalicion që u bë nga Rama publikisht. E pranuam këtë ftesë. Krahu i ashtuquajtur i djathtë as nuk denjoi të dërgonte ftesë. Ne jemi ndarë për parime dhe jo për çështje personale. Ata punojnë për pushtet dhe interesat e tyre, ne për parime. E neveritshme kur partitë politike futen në koalicion për të bërë pazare”, u shpreh Topi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme