“Tribuna”/ Një shoqatë aktakuzë kundër UÇK-së në Strasburg, kërkohet përkrahje nga qeveria e Serbisë

Postuar në 04 Prill, 2015 01:27

Gazeta “Tribuna” bën me dije se shoqata serbe e familjeve të të vrarëve në Kosovë kanë vendosur që para gjyqeve serbe dhe atyre ndërkombëtare të ngrenë aktakuzë kundër përgjegjësve për ato që kjo shoqatë i quan krime ndaj joshqiptarëve nga në Kosovë. Aktakuza, siç transmeton “B92”, do të ngrihet për krimet ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovës para dhe pas vitit 1999. “Familjet e viktimave kanë dëshmi të forta për krimet që kanë bërë udhëheqësit e UÇK-së e tani ata janë në pozita udhëheqëse në partitë e veta dhe në parlamentin shqiptar në Kosovë”, thotë kumtesa e shoqatës, përcjell “Koha.net”. Shoqata ka theksuar aktakuzat do të bëhen në instancat përkatëse të drejtësisë në Serbi si dhe në Gjyqin Evropian për të drejta të Njeriut në Strasburg dhe në organizatën “Amnesty internatioan”. Nga qeveria e Serbisë kërkohet që të përkrahet aktakuza e kësaj shoqate.

 

http://gazetatribuna.com/aktakuze-serbe-kunder-uck-se-edhe-ne-strasbourg/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.