Skënder Minxhozi në “Top Channel”: Vendim për Arben Frrokun, tronditës. Sistemi i drejtësisë në gjendje skandaloze

Kryeredaktor i revistës “Java”, Skënder Minxhozi, i ftuar në edicionin qendror informativ në “Top Channel”, theksoi se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për pafajësinë e Arben Frrokut “reflekton gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë”. Minxhozi tha: ”Sot duhet folur për Arben Frrokun, i cili nga një dënim i përjetshëm që pritej përfundoi në lirim. Është vendim tronditës, një nga ato vendime që hapin polemika dhe që do e quaja mazokist për vetë sistemin e drejtësisë. Ky vendim reflekton gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë sot dhe nevojën urgjente që ky sistem të ndryshojë”. Minxhozi foli edhe pwr opozitën qw në Kuvend akuzoi kryeministrin Edi Rama për dekriminalizimin. “Opozita është treguar e aftë të maksimalizojë përmasat e çështjes Doshi dhe Frroku. Procesi i dekriminalizimit është shumë më i gjerë sesa vetëm dy deputetë. Duhet të reflektojmë nëse me krim kuptojmë vetëm vrasje dhe pengmarrje apo çdo lloj kundravajtje që parashikon ligji shqiptar. Nëse me krim kuptojmë këtë të dytën, në Parlament lista do të ishte shumë e gjatë. Parlamenti nuk pastrohet vetëm nga një lloj krimi.
Add new comment