“Artan Didi u thye përballë politikës”, 3 ish-drejtues të Policisë debatojnë në “Channel One”

Postuar në 04 Prill, 2015 01:19

Tre ish-drejtorë të lartë të policisë së shtetit analizuan punën e ish-drejtorit të përgjithshëm Artan Didi Në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ishin të ftuar Shyqyri Dade, Asllan Dogjani dhe Lefter Maliqi. Të tre ish-drejtuesit bien në një mendje që ka qenë politika që ka dëmtuar punën e policisë dhe Didi duhet të tregonte më shumë integritet dhe profesionalizëm. Për Shyqyri Daden, Didi vlerësohet për disa aksione të policisë si ne Lazarat, Dukagjin dhe disa reforma në strukturat e policisë. Por sipas Dades, largimi i disa policëve pa ndonjë arsye dhe mosfukisonimi i strukturave kanë lënë për të dëshiruar. Ndërsa për Asllan Dogjanin, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama nuk e kanë lënë Didin të punojë duke i ndërhyrë në punën e tij. Edhe më i ashpër ndaj Didit ka qenë ish-drejtuesi tjetër Lefter Maliqi, i cili ka thënë se në këto 1 vit e gjysmë krimi është rritur, trafiqet janë rritur dhe numri i akteve terroriste me shpërthime tritoli ka krijuar pasiguri në vend. Rrjedhimisht sipas tij puna e Didit ka qenë e dobët. Të tre ish-drejtuesit e shfajësuan Didin për rastin e kërkesës së palës belge për Mark Frrokun duke thënë se i gjithë faji ka qenë i ministrit dhe kryeministrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.