Ngjela një deklaratë bombë në gazetën “Sot”: Berisha i shiti Putinit sekretet e NATO-s

Postuar në 04 Prill, 2015 02:41

Gazeta “Sot” shkruan se avokat Spartak Ngjela ka artikuluar një deklaratë bombë në adresë të Sali Berishës, duke hedhur dritë mbi raportet e ngrira dhe të ndera të Berishës me amerikanët. Duke folur për gazetën Sot, ai thotë se Sali Berisha është i trembur nga amerikanët pasi i ka shitur Vladimir Putinit, presidentit rus, informacionet e NATO-s. Sipas tij, Berisha ka çuar informacionet sekrete të Aleancës pikërisht tek Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, armikut më të madh të NATO-s dhe kërcënimit të paqes botërore. “Unë e kam arsyen time, por nuk mund të jetë përfundimtare që ta them në media. Por di që është i shqetësuar shumë, për arsyet e korrupsionit në qeveri, në qeverisjen gjatë 8 viteve nuk e di ku ka shkelur. Një gjë që di është se i dha Putinit bisedimet e bëra në NATO” shprehet avokati. “Është çështje serioze, është burim konfidencial i politikës botërore. Një gjë është i sigurt, që i dha Putinit bisedimet e bëra në NATO. Pas kësaj, pati krizë me SHBA”. thotë Ngjela për “Sot”.

http://www.sot.com.al/politike/spartak-ngjela-sali-berisha-i-shiti-vladimir-putinit-sekretet-e-nato-ja-pse-%C3%ABsht%C3%AB-i-trembur

Comments

Submitted by Elisa Spahiu (not verified) on

Gjynah per Ngjelen, por koha ben te veten! Duhet te votohet nje ligj per nxjerrjen ne gjyq te politikaneve para se te katandisen keshtu.

Submitted by E keqja vjen pe... (not verified) on

Spartak Ngjela ka pasur shanc te kete te drejte prej kohesh ndaj Berishes

ngaqe kishte qene ne burg, kur Berisha sherbente si sekretar Partie nen pushtetin e Kico Ngjeles'

ngaqe nuk u zgjodh Spartaku por Saliu per menazhimin e Pluhur-Alizmit etj etj.

Por Spartaku sigurisht e di se ne baze te cilave burime e dosje u suall Berisha ne dijeni te sherbimeve amerikane ne Ballkan.

Spartak Ngjela, per fat te mbiemrit qe ta jep prindi, nuk bente dot pjese ne kete perzgjedhje seleksionuese perendimore.

Burgu e ka ndryshuar padyshim pozitivisht Ngjelen, por ende Spartaku dhe te tjeret nuk kane rrefyer:

Perse, pasi Berisha i flaku nga PD-ja, mocionistet dhe Ngjela,  shkuan pikerisht ne Beograd dhe u qane per Berishen?

Dinin ndonje gje konkrete per Berishen?

apo thjesht dinin se te merrje pushtet ne Tirane duhej te kishe lidhje se paku ne njerin nga Tri Kryeqytetet Fqinje?

Vertete beson Tak Ngjela se NATO dhe amerikanet do t'i besonin naivisht Berishes apo ish sekretareve te tjere te Lindjes?!

Na thuaj ndonje gje tjeter, Tak, ose vetem ate qe pyetem me siper: Perse shkuat pikerisht ne Beograd?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.