PD propozon ulje të taksës së qarkullimit dhe të TVSH-së për energjinë, ministri i Financave kundërshton. “Ndikojnë shumë në buxhet”

Postuar në 31 Mars, 2015 09:26

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar sot uljen e taksës së qarkullimit dhe uljen e TVSH-së për energjinë. Me arsyetimin se këto maksa do të sjellin lehtësim në koston e jetesës së qytetarëve, PD-ja ka propozuar projekligjet në fjalë, që në fakt riprodhojnë disa premtime elektorale të Partisë Socialiste. Dhe që janë hedhur poshtë prej ministrit të Financave të PS-së, Shkëlqim Cani. Sipas këtij tënfundit, ndryshimi i taksës së qarkullimit sjell humbje në buxhet me 12 miliardë lekë. “Deputetët e cilitdo krah kur bëjnë propozime me efekte të ndjeshme në të ardhura dhe me pasojë në buxhet, të marrin parasysh efektin në financat e vendit dhe riskun që imponon marrja e masave të pamenduara mirë në kontekstin kohor dhe të ekonomisë në tërësi", tha Cani. Është e çuditshme sesi ministri në fjalë i thotë këto fjalë dhe harron se është ai që përpunoi dokumentin ekonomik të PS-së në fushatë elektorale, ku premtoheshin ulje taksash dhe ulje e TVSH-së për energjinë. Ka një situatë shumë ironike në të gjithë këtë, jo vetëm pse PD-ja gjen rastin dhe propozon premtimet e PS-së si nisma lehtësuese, duke ditur pamundësinë e miratimit të tyre, por edhe sepse kemi dukurinë kur një parti e djathtë formalisht propozon ulje taksash dhe një parti e majtë është kundër. Probleme paraqet akoma edhe evazioni fiskal, megjithë përmirësimet në administrimin fiskal. “Monitor” njofton se një raport i Al-Tax zbulon se Shqipëria humbet në një vit 1 miliard euro nga evazioni dhe shmangia tatimore, që çon edhe në dukurinë e konkurencës së pabarabartë mes shumë bizneseve(http://www.monitor.al/studimi-al-tax-shmangia-dhe-evazioni-f...).
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.