Dalin jashtë përdorimit dokumentet biometrike që nuk janë tërhequr nga qytetarët. Për ato të vitit 2013, afat deri më 30 prill 2015

Ministria e Brendshme njofton shpalljen si të pavlefshme dhe nxjerrjen jashtë përdorimit të dokumenteve biometrikë që nuk janë tërhequr. “Të gjithë dokumentet biometrikë të prodhuara dhe të patërhequra nga aplikantët shpallen të pavlefshme dhe nxirren jashtë përdorimit sipas ligjit. Për dokumentat e prodhuara në vitin 2013 dhe të patërhequra, afati i tërheqjes është shtyrë deri në 30 prill 2015. Pas kësaj date, dokumentat do të nxirren jashtë përdorimit dhe aplikantët duhet të riaplikojnë me kupon të ri për t’u pajisur me dokumente (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike). Për të tërhequr dokumentat e prodhuara, mund të paraqiteni në Zyrat e tërheqjes së këtyre dokumenteve në Shqipëri dhe Konsullata/Ambasada, ku keni aplikuar brenda 1 viti kalendarik nga momenti i aplikimit”, thuhet në njoftim.
s.z
Add new comment