Shpërthimet e gazit në Marinëz. Policia e Fierit nis procedim penal ndaj kompanisë Bankers Petrolium

Postuar në 02 Prill, 2015 09:43

Pas shpërthimeve të ditës së mërkurë në fshatin Marinëz, policia e Fierit ka nisur një procedim penal në ngarkim të  Kompanisë “Bankers Petroleum”. Sipas saj nga komunikimet paraprake me banorë të zonës dhe nga verifikimi në vend rezulton se kishte çarje të sipërfaqes së tokës në disa vende. Fontana e gazit shpërthyen në afërsi të zonave të banuara, duke shpërndarë gaz të përzier me ujë dhe llum. Vatrat janë janë në afërsi rreth 200 metra nga pusi i shpimit të Kompanisë Bankers Petroleum. Dyshimet paraprake janë se bankers ka kryer shpime  me metoda të palejuara dhe në territor që nuk duhet të kryhen operacione të tilla. Pas matjeve në terren Ministria e Mjedisit ka pezulluar lejen e aktivitetit për Bankers Petrolium.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.