Pranverë në marrëdhëniet greko-ruse. Tispras: Pa kuptim embargoja ndaj Rusisë, Greqia mund të bëhet urë lidhëse me Europën

Postuar në 02 Prill, 2015 10:58

Në 8 Prill kryeministri grek Aleksis Tsipras, do të vizitojë Moskën me objektivin për të çelur një erë të re në marrëdhëniet greko-ruse. Para takimit me presidentin Putin, kreu i qeverisë greke ka dhënë një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, ku ka folur për forcimin e lidhjeve mes Moskës dhe Athinës, të cilat i ka vlerësuar me rrënjë të thella. “Vitet e fundit marrëdhëniet me Rusinë ndodheshin në një “gjendje të ngrirë”. Nuk e di nëse ngjanin me dimrin në Siberi, ndërkaq ishte dimër dhe tashmë po jetojmë pranverën dhe duhet që këtë pranverë ta mbështesim, me qëllim që të kemi një evoluim të vërtetë të marrëdhënieve tona. Është një mundësi që të bëhet ristartimi real i tyre, të jepet një nxitje e re në marëdhëniet greko-ruse, të cilat kanë rrënjë shumë të thella në histori dhe u forcuan në luftën e përbashkët të popujve tanë”.- ka theksuar Cipras.

Duke e konsideruar të palkuptimtë embargon e vendosur ndaj Rusisë për shkak të tensioneve në Ukrainë, kryeministrit grek tha se  Athina mund të bëhet një urë lidhëse mes Rusisë dhe Europës.

“Mund të kemi një bashkëpunim esencial, që do t’i japë mundësinë Greqisë të eksportojë në federatën Ruse produkte bujqësore. Vitet e fundit këto marrëdhënie u dëmtuan për arsye se qeveritë re mëparshme në vendin tim nuk bënë aq sa do të mundnin për të shmangur këtë politikë pa kuptim, për mendimin tim, të sanksioneve për shkak të tensionit në Ukrainë. Rezultati ishte embargoja edhe në produktet bujqësore greke, gjë që shkaktoi dëme të konsiderueshme në ekonominë greke”-nënvizoi Cipras në intervistën për agjencinë TASS.

l.m

Comments

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

<p>Loje te forte kerkon te beje ky greku po nuk duket se ka bole per ate pune..</p><p>Ballkani nuk eshte Azi, as Kine , as Rusi, as Turqi dhe diversione si ky i Cipras shkojne kunder rendit te natyrshem, per pasoje Greqia ka per te rene nga shiu ne bresher,megjithe admirimin e Blushit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.