Njësoj si Berisha, Kryeministri nis gjyqin publik ndaj Arben Ristanit. Publikohet vendimi për burgosjen, por PS-ja e ka votuar si anëtar të KQZ. Kujtesë: Dëshmia e penalitetit...

Të gjithë e mbajmë mend sesa herë që ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ndodhej në ndonjë situatë të pakëndshme, apo të sikletshme, ai vinte në punë diversionin. Të cilin e realizonte me disa mënyra: ose përpiqej të inskenonte skena banale humori, për të relativizuar rëndësinë e çështjes, ose shpikte ndonjë fushatë që do të sillte ndryshimin e vendit, por që të kumtuara në një kontekst tensioni, përftonin mendimin e rremë se kryeministri i kishte punët në rregull dhe se e kishte kaluar sëkëlldinë e radhës. Kështu mund të kujtojmë promovimin e nismave si ajo për ullifikimin e Shqipërisë me 20 milionë rrënjë, apo fushata për arrorët, bimët mjekësore, e karagjozllëqe të ngjashme. Ose hidhej në sulm personal, kujtonte të shkuarën e dikujt si për të balancuar të keqen. Të njëjtën teknikë po përdor sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I vënë në siklet të madh nga skandali “Doshi” dhe sidomos nga ai “Frroku”, që prodhon shumë pikëpyetje, Edi Rama ka riaktivizuar sot hapjen e dosjes “Ristani”. Teknikisht këtë e ka realizuar nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, që ka publikuar vendimin për burgosjen e Ristanit me 5 muaj burg në vitin 1994. Mirëpo të ndërmarrësh këtë “denoncim” në momentin kur opozita dhe vetë Ristani kanë qenë aktiv sidomos në mbledhjet e Këshillit të Mandateve, është të aplikosh presion politik me një arkivë të përdalë dhe që nuk jep më efekt. P.sh gazeta “Shekulli” e deputetit Koço Kokëdhima, publikon sot një kronologji të karrierës së Ristanit, ku ndër të tjera shkruan se ish-presidenti Alfred Moisiu e ka ndërprerë marrëdhënien me Këshilltarin Arben Ristani, për shkak të çështjes së tij të dikurshme që u bë publike asokohe. Nëse është kështu, për cilat arsye PS-ja e drejtuar nga Edi Rama pranoi të votonte Ristanin si anëtar dhe kryetar KQZ-je? Për cilat arsye atëherë, aleati i tanishëm i Edi Ramës, ish-presidenti Bamir Topi, e ka emëruar Ristanin si drejtor të Shkollës së Magjistraturës? Janë pyetje që nuk duan shumë mend për përgjigje. Por ka një përgjigje shumë elementare për pyetjet që na shtron sot në emër të moralit Partia Socialiste; atë na e jep vetë Edi Rama, kryeministri. Në momentin kur doli çështja e Arben Ndokës dhe deputetëve të tjerë, ai u përgjigj se: dëshmitë e penalitetit të deputetëve janë të bardha.
s.z
Comments
Mire o zoti gazetar por mos

Mire o zoti gazetar por mos harro se pune te pastra nuk behen dot me duar te pista dhe Ristanin nuk ka ku ta kape as qeni per te bere
"moral dekriminalizues".

Meqe ia varen njehere ujkut( Ristanit) melcite ne qafe , ti propozon t'ia leme akoma varur?!

As te mos ia kujtojme kush eshte kur pretendon te na beje farsa morale? Ky do e udheheqe pastrimin e parlamentit?

Vertete beson ne hipokrizine politike e morale te Ristanit? Ti qofsh !

Add new comment