Polemika për Kryepeshkopin Janullatos. Prof.dr. Eshref Ymeri shkruan për një bisedë Janullatos-Dule, referuar shkrimeve në internet. Reagon Episkopi i Apollonisë: “Farsë sarkastike”

Postuar në 02 Prill, 2015 12:46

Debatit publik mbi figurën e Kryepeshkopit të KOASH, Anastas Janullatos, i është shtuar së fundmi edhe një polemikë që ka brenda elementë absurdë. Shkak është bërë një shkrim i prof.dr. Eshref Ymerit, botuar më 27 mars në gazetën “Telegraf” e cila flet për një të qshtuquajtur “bisedë sekrete mes Janullatos dhe Vangjel Dules”. Ymeri i referohet një shkrimi të qarkulluar në internet në disa faqe shqip dhe pa verifikuar vërtetësinë e tyre, i lëshohet Janullatosit me një seri akuzash(http://telegraf.al/opinion/prof-eshref-ymeri-nje-bisde-mes-j...). Dje, KOASH ka reaguar përmes Nikollës, Episkop i Apollonisë. “Në datën 27 mars 2015, në faqen e parë të gazetës “Telegraf”, u informuam për një “bisedë sekrete” të bërë publike në artikullin e prof. Eshref Ymeri me titull: “Një bisedë mes Janullatosit dhe Vangjel Dules”. Dialogut të cilit i referohet autori është i muajit gusht 2014, publikuar në faqet e internetit, aspak për t’u marrë seriozisht, pasi është tërësisht i imagjinuar në formën e mesazheve sms-ve të dërguara nga celulari. Sa për informacion, Kryepiskopi Anastas asnjëherë nuk ka pasur e as ka përdorur ndonjëherë celularë. Këto publikime autori i artikullit në fjalë i trajton sikur ato të përbënin burime historike të pakundërshtueshme. Personalisht u bëra kurioz të shoh se për çfarë bëhet fjalë dhe cilat janë këto burime. Pasi kërkova në adresat e referuara, ashtu siç edhe shumë të tjerë mund ta konstatojnë lehtësisht, vura re se bëhej falë për një farsë sarkastike dhe aspak serioze, siç qarkullojnë shumë postime të tilla sot në botën e madhe dhe të pakontrolluar të internetit, ku çdokush mund të vendosë lajme dhe ngjarje nga më të çuditshmet, qofshin ato nga më të fantazuarat e deri te qesharaket. Bazuar në këto argumente të pavërteta dhe pa lidhje, autori ngre akuza aspak serioze me qëllimin e vetëm ofendimin e personave të rëndësishëm publikë. Një gjë e tillë sigurisht nuk përputhet me statusin e një studiuesi serioz. Një dezinformim i këtij lloji i opinionin publik dëmton mbi të gjitha harmoninë fetare në vendin tonë”, shkruan Nikolla. Nëse i hedh një sy shkrimit të Ymerit, mimimalja që mund të thuhet është se argumentimi në të dhe përdorimi i burimeve nuk përkojë me seriozitetin e titujve profesor dhe doktor. Ymeri insinuon në shkrim se “zoti R...diçka ka premtuar”, por pa shtuar nëse di diçka vetë ose jo. Premtimi ndoshta lidhet me një lajm të para disa ditëve, qarkulluar edhe ky në internet, sipas të cilit Janullatos do të marrë së shpejti nënshtetësinë shqiptare. Edhe në qoftë kështu, kritika si tillë, ose akuza më mirë, me thashetheme interneti, nuk mund të pranohet si e besueshme, edhe kur vjen nga një prof.dr.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.