PS zbardh gjyqin ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD: Ja dosja korruptive e Ristanit

Postuar në 04 Prill, 2015 08:00

Dosja gjyqësore e sekretarit të përgjithshëm të PD Arben Ristani është zbardhur sot nga Partia Socialiste. Para dy ditësh në seancën e të enjtes në kuvend PS zbardhi vendimin gjyqësor në ngarkim të Ristanit të cilin e ka bërë publik edhe për mediat ditën e sotme. “Në këtë vendim gjyqësor, shtetasi Arben Ristani, është shpallur fajtor për veprën penale të dhënies së një vendimi që dihet se është haptazi i padrejtë dhe në bazë të nenit 116 të Kodit Penal në lidhje dhe me nenin 56 të Kodit Penal është dënuar me 5 muaj heqje lirie. Pra është më se e qartë se një gjyqtar që jep një vendim të padrejtë kryen kështu një veprim korruptiv. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion të procesit të dekriminalizimit dosjen e plotë gjyqësore në ngarkim të të dënuarit Arben Ristani”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e PS.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.