Zgjedhjet vendore, KQZ përjashtoi nga regjistrimi zgjedhor tri parti

Postuar në 04 Prill, 2015 08:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përjashtoi nga regjistrimi zgjedhor tre parti; Partinë “Toleranca e Re”, Partinë “Lëvizja Punëtore Shqiptare” dhe “Partine e të Drejtave të Mohuara”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ, ku bashkë me këtë janë miratuar edhe një listë objektesh private që do të shërbejnë si qendra votimi. “KQZ miratoi projekt­vendimin, “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”­ thuhet ne deklaratën e mbledhjes se sotme. Gjithashtu janë publikuar edhe ambientet, që nga lokalet private, autoshkollat, thertoret e me radhë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.