Bazhdari indirekt për Topallin: “Kam bezdi gratë që imitojnë burrat e fortë. S'dua të përleshem me askënd, por të përcjell shpresën tek njerëzit”

Në një intervistë për G.Shqiptare të kandidates së të majtës për bashkinë Shkodër, Keti Bazhdari, bie në sy këndvështrimi interesant që ka ajo për konceptin e “grave të forta” në politikë. Kur gazetari e pyet për këtë dukuri duke përmendur Jozefina Topallin si një prurje e tillë nga Shkodra, Bazhdari përgjigjet: “Ashtu sic kam bezdi burrat e fortë, po ashtu kam edhe gratë që duan të imitojnë burrat e fortë. Nuk dua të komandoj askënd, të përleshem me askënd dhe t'i drejtoj gishtin askujt. Dua të shkëmbehem duke buzëqeshur me qytetarët e mi dhe jo duke u imponuar apo shtrembëruar në fytyrë. Nuk dua të transmetoj tek qytetarët problemet e mia, por shpresën time për ta”. Ngjan se përgjigja e Bazhdarit ka patur një adresim të qartë.
a.k
Add new comment