Kandidatëve të Tiranës për PD-në, u shtohet edhe Besnik Aliaj. Një profil që mund t'u rrijë komod të gjithëve, edhe vetë kandidatit

Veç kandidatëve të propozuar nga baza e Partisë Demokratike, dhe që tashmë janë bërë publikë, si Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku e Arben Ristani, selia blu po sheh mundësinë që opozita të kandidojë Besnik Aliajn, urbanist dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Aliaj përmbush kriteret e një kandidature me profil të ulët politik, çka mund ta ndihmojë atë në garën për kreun e Bashkisë së Tiranës, thotë gazeta Shqip. Aliaj mund të shihet edhe si një kandidaturë komode si teknicien i cili edhe nëse humb, rëndësi ka të performojë mirë. Në një format të ngjashëm u kandidua ai përballë ish kryeministrit Nano në Sarandë, ku megjithëse nuk fitoi në vitin 2005, kreu lançimin drejt fushës politike.
Ndërsa në kampin tjetër gazeta sheh si kandidaturën më të avantazhuar ish-kryeministrin socialist, Pandeli Majko, pavarësisht se me shumë mundësi, sipas mjaft mediave të tjera, do të jetë Erion Veliaj kandidati i PS-së.
a.k
Add new comment