“Panorama Online” flet për zbardhjen e vendimit ndaj Arben Frrokut, një material prej 90 faqesh i Gjykatës. Prokuroria pretendon se s’ka firmat e 5 gjyqtarëve

Postuar në 09 Prill, 2015 02:12

Sipas “Panorama Online”, Gjykata për Krimet e Rënda njoftoi se zbardhi vendimin e plotë që i dha pafajësinë biznesmenit, Arben Frroku, në lidhje me vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Burime pranë kësaj gjykate konfirmuan se vendimi i zbardhur është depozituar në kryesekretarin e Gjykatës pas mesditës së djeshme. Po sipas “Panorama Online”, Prokuroria nga ana tjetër tha se vendimi është i pa firmosur nga gjyqtarët dhe ka mbërritur në zyrat e organit të akuzës në mbyllje të orarit zyrtar rreth orës 16.00. Por, sipas burimeve të Gjykatës, vendimi, si dhe një kopje e CD­së të regjistrimit audio të seancës së shpalljes së vendimit përfundimtar, i është vënë në dispozicion organit të akuzës. Edhe pse vendimi u lexua i arsyetuar që ditën e shpalljes së tij, më 3 prill, gjatë kësaj kohe ai i është nënshtruar një redaktimi më të hollësishëm dhe përgatitjes së ekstremiteteve të tij.

 

http://www.panorama.com.al/pafajesia-e-arben-frrokut-gjykata-e-krimeve-te-renda-zbardh-vendimin-ia-dergon-prokurorise/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.