“Opinion”/ Kuotat e barazisë gjinore në politikë sjellin replika mes Mesila Dodës e Nard Ndokës: Pse nuk kërkoni barazi për luftën në Irak

Sërish debat në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”. Kuotat e barazisë gjinore në politikë kanë shkaktuar përplasje qëndrimesh dhe shkëmbime batutash mes Mesia Dolës dhe Nard Ndokës. Deputetja e PD-së kërkoi rritjen e kuotave të grave në politikë, si një mundësi për të sjellë një politikë ndryshe nga ajo që kanë ndërtuar burrat në këto vite të pluralizmit shqiptar. Ndërsa në replikë me deputeten Doda, Nark Ndoka i quajti diskriminim pozitiv qëndrimet e saj, duke ngritur pyetjen se përse gratë nuk e kërkojnë barazinë gjinore gjatë pjesëmarrjes në luftë dhë e për këtë përmendi luftën në Irak. Më herët, Kuvendi i Shqipërisë pas një seance maratonë ka miratuar ndryshimet në projektligjin për Kodin Zgjedhor me votat e mazhorancës. Nga ana e saj opozita e kundërshtoi këtë projektligj, sipas të cilit, 50% e listave të këshilltarëve në nivel vendor do jetë me gra.
Add new comment