Debate në Komisionin e Ekonomisë për projektligjin “Për Lojërat e Fatit”, deputetë të PD-së: “Një marrëzi që inshallah të jetë e fundit”

Postuar në 08 Prill, 2015 14:44

Sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë është debatuar serish për projektlogjin “pPër lojërat e fatit”, i cili parashikon rregulla të reja licencimi, kritere të reja të shpërndarjes së pikave ku ushtrohet ky aktivitet, por edhe politika fiskale ndryshe në raport me këtë biznes. Opozita ka kundërshtuar projekligjin, duke vlerësuar se bëhet fjalë për manovra të grupeve të ndryshme që synojnë dominimin e tregut. “Një marrëzi, që inshalla të jetë e fundit u bë me lojërat e fatit. Policia iu turr njërit grup për t’i hapur rrugën të hyjë grupi tjetër. Emrat janë të vënë dhe sikleti im është se këtu ka edhe grupe kriminale... Në marrëzinë e fundit keni edhe vrasje që lidhen me pronarë të lojërave të fatit. Tani ministri do të krijojë kompaninë e vet që të monitorojë sistemin…”, tha deputeti demokrat Sherefedin Shehu. Kurse deputeti tjetër i PD-së, Dashamir Shehi, ka propozuar që në vend të shpërndarjes së pikave dhe të rritjes së distancës mes tyre të aplikohet bashkimi në një bend të vetëm. “Këto qendra nuk janë ushqimore që shpërndahen me metra nëpër qytet. Ju këshilloj që t’i grumbullojmë në një qendër. Këtu ku është lagjia e qejfit”, tha ai. Interes për projektligjin kanë shprehur edhe grupet e interesit, të cilat kanë përcjellë mendimet e tyre një ditë më parë, po në Komisionin e Ekonomisë.
http://www.oranews.tv/vendi/drafti-per-lojerat-e-fatit-opozi...
s.z

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Shifni icik se kush i perfaqeson me shume interesat e lojrave te fatit, mbase del ndonje qe bertet me shume nga te gjithe &quot;fajin e ka Saliu&quot; edhe kur Saliu nuk eshte tu fol fare. Se Saliu vlen edhe si alibi!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.