Shqipëria "prodhon" faqe të reja në marrëdhëniet me Serbinë, Beogradi nuk i shfleton. Injorohet njohja e dyanshme e diplomave

Postuar në 08 Prill, 2015 14:32

5 muaj pasi Edi Rama deklaroi në Beograd se me Serbinë është rënë dakord për njohjen e dyanshme të diplomave, teorikisht dhe praktikisht asgjë nuk ka lëvizur, madje qeveria shqiptare ka marrë rolin e ngutësit për të bindur Beogradin të bëjë realitet deklarimin e kryeministrit Rama që do t'u vinte në ndihmë studentëve në Luginën e Preshevës. Këtë fakt e ka zbuluar përfaqësuesi i ministrisë së jashtme shqiptare, Sokol Gjoka gjatë raportimit në komisionin e jashtëm parlamentar.
"Ne kemi qenë prej kohësh për realizimin e një marrëveshje te tillë. Ajo ka qenë në dosjen tonë por pala serbe nuk është përgjigjur. Edhe sot e gjithë ditën pala serbe vijon të mos përgjigjet për realizimin e kësaj marrëveshje"-është shprehur Gjoka.
Asokohe kryeministri Rama foli për një marrëveshje të firmosur me palën serbe, që sipas Gjokës është treguar indiferente, pavarësisht insistimit të Shqipërisë.
"Deklarata ka qenë publike dhe ka patur një vullnet nga të dyja palët. Ne po punojmë për realizimin e kësaj marrëveshje, duke iu imponuar edhe palës serbe. Shumë shpejt do të ketë edhe takim në nivel ekspertësh"-shtoi Gjoka. Vetë kryeministri Rama e konsideroi njohjen e dyanshme të diplomave hapjen e një faqe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, por që mesa duket Serbia nuk është e gatshme ta shfletojë kur këtë e thotë me bindje të plotë kryeministri i Shqipërisë.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.