Rasti “Meta”, Artur Zheji i përgjigjet replikës së Andi Bushatit. Debat në distancë për çështje karakteri dhe fame

Postuar në 09 Prill, 2015 03:27

Në numrin e sotëm të gazetës "Mapo" është botuar përgjigjia që Artur Zheji i kthen Andi Bushatit lidhur me një shkrim të këtij të fundit ku analizohen qëndrimet e Zhejit në raport me  çështjen “Meta-Doshi” dhe pikëpamjen e tij se Ilir Meta doli i pastër dhe i fituar nga historia që prodhoi deputeti i Shkodrës. Bushati e rendit Zhejin  ndër personat që e shohin Ilir Metën si njeriun që me qetësi ka treguar së është mbi palët, duke u përpjekur të përcjellë idenë se aleanca më Ramën është më e avantazhuar pas këtij skenari. “Edhe tani ai e sheh atë që ndodhi si një fitore të Ilirit dhe si një  çimentim të marrëdhënies së tij me Edin. Ndoshta në këtë arsyetim niset nga shprehja pa  çmim, autor i së cilës është: Ilir Meta i di mirë punët e veta”-shkruan Bushati.Akuzave të Bushatit se Zheji si gjithmonë, por  edhe në këtë rast është në anën e pushtetit, ky i fundit u përgjigjet me një replikë të gjatë ku thotë se ndryshe nga Bushati që analizon  çështje të karakterit personal, ai është njeri i ideve dhe polemizon vetëm me to. “Në radhë të parë koleg unë i shkruaj hapur të gjitha shkrimet dhe opinionet e mia...Nuk godas askënd mbas shpine dhe Zot na ruaj, nuk marrë askënd nëpër gojë”-shprehet Zheji, duke i kujtuar Bushatit se shpeshherë ai nuk mbishkruan aturorësinë në artikuj duke publikuar mendime në formën e letrave anonime. Zheji e mbyll replikën duke hequr paralele me një ngjarje të para ca viteve në Romë ku një skulptor i pafat godet me çekiç skulpturën e  Mikelanxhelos për t’u bërë i famshëm. “Unë e di mirë që për fat të keq, unë nuk jam Mikelanxhelo dhe për fat  të mirë as dhe ti nuk je skulptori i dëshpëruar me  çekiç në dorë. Porse një këshillë e kam koleg; përdore më mirë  çekiçin për të punuar gurskulpturën tënde, sesa të thyesh ndonjë gisht nga skulptura e tjetrit”- e mbyll Zheji replikën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.