Europa nuk ka strategji, por kryeministri shqiptar po. Drejtuesi i qeverisë së Tiranës rinxjerr nga xhepi kartën nacionaliste. Pak kohë para vizitës së homologut të tij serb

Postuar në 07 Prill, 2015 09:57

Duket se kryeministri i Shqipërisë ia ka dalë edhe njëherë para zgjedhjeve të bëjë një figurë “të mirë” prej nacionalisti. Ose që i ledhaton ëndrrat nacionaliste. Ka mjaftuar një pjesë deklarate nga intervista e tij me Baton Haxhiun, marrë në Ulqin, ku ai flet për bashkimin e shqiptarëve, përcjellë nga TVSH, që pala serbe të reagojë. Dhe merret me mend, kur serbët “shajnë” apo akuzojnë dikë, mendimi i parë që lind në Shqipëri e në Kosovë, është se kemi të bëjmë me një patriot që u prish gjumin armiqve. Por ky është mendimi i parë. Kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe: kryeministri serb, Vuçiç ka reaguar në “Tëitter” për të apeluar që të shmangen qëndrime të tilla, e për të thënë se Shqipëria dhe Kosova nuk do të bashkohen në mënyrën klasike. Serbët këtë e quajnë Shqipëri e Madhe, projekt i realizuar sipas tyre, për një kohë të shkurtër me sponsorizimin e fashizmit italian dhe më tej nazizimit gjerman. Sponsorizim me natyrë instrumentale, pasi shërbente një projekti më të gjerë. Gjithsesi, është e kuptueshme se kur individët që ulen në karrigen e kryeministrit në Tiranë, apo në Prishtinë dhe flasin për tema si bashkimi, ata diçka dinë dhe natyrisht, diçka u kanë thënë të thonë. Historia e Ballkanit, në planin e demarkacioneve është në të vërtetë një histori delegimi që Fuqitë e Mëdha bëjnë te popuj që qahen si serbët apo shqiptarët. Shtuar këtu fakti se kryeministri shqiptar po vepron njësoj si paraardhësi: në mungesë të një plani integrimi të shpejtë, nxjerr kartën nacionaliste. Ka madje edhe leximin e vet për Europën: “Kemi një Europë taktike, jo strategjike”, tha ai.
Kështu edhe ky rast, ku kryeministri shqiptar paska bërë një deklaratë të fortë, pikërisht pak kohë përpara vizitës së planifikuar të Vuçiç në Tiranë. Të vetmit që nuk pyeten për këto xhonglime gjeopolitike që Edi Rama hiqet se i ka nga vetja, janë qytetarët shqiptarë, të lënë në mëshirën e të keqes më të madhe që mund të kenë provuar ndonjëherë: qeverisjet e Tiranës.
s.zaimi

Comments

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

"Të vetmit që nuk pyeten për këto xhonglime gjeopolitike që Edi Rama hiqet se i ka nga vetja, janë qytetarët shqiptarë, të lënë në mëshirën e të keqes më të madhe që mund të kenë provuar ndonjëherë: qeverisjet e Tiranës.
s.zaimi"

Ore Muç, mban njeri pergjegjesi per cfare shkruhet ketu? Eshte bere si ne mitingjet e Pd-se ...,futja si kau peles.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Nuk ka asgje per tu cudit. Nacionalizmi eshte streha e fundit e sharlataneve ne politike, e ne kohe zgjedhjesh kur ka probleme e skandale ne cdo cep te qeverise, Rames i duhej dicka dhe e gjeti aty ku e gjente dhe Berisha sa here qe ishte ne siklet: ne Kosove. Integrimi i kombit nga vete njerezit po ecen mire e qete nderkohe qe politikanet nuk jane ne gjendje te zgjidhin edhe probleme minimale si patatja apo mielli. Eshte e qarte se nje tjeter nderhyrje e politikaneve ne kete proces eshte vetem per te bere rremuje e jo per ta ndihmuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.