Peshëngritja, nga lëvdatat heroike në akuzat për tradhti ndaj atdheut. Elez Gjoza flet për “puç” të Greqisë, sportistët shfryjnë në facebook kundër Luan Shabanit

Postuar në 07 Prill, 2015 12:29

Aspak serioze mund të konsiderohen deklaratat e fundit të presidentit ende në detyrë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza për skandalin e dopingut me sportistët që u gjetën pozitivë pas medaljeve të marra në kampionatin botëror të Azerbajaxhanit. Ai është i vetmi që nuk ka dhënë ende dorëheqjen nga detyra pas përgjigjeve edhe të analizave të fundit që i hoqën përfundimisht titullin e kampionit të Botës Daniel Godellit dhe medaljen Romela Begajt, duke mbrojtur versionin se ekipit shqiptar i është bërë një “puç” nga federata greke e peshëngritjes.

“Ushqimi në Greqi vinte me katering, në çdo porcion kishte emrin e sportistit. Xhelozia është prezente ndërmjet federatave dhe ndërmjet shteteve. Unë them që një gjë e tillë është bërë me dashje dhe me qëllim. Mund të jetë abuzuar me kateringun e sportistëve tanë. Dua të shtoj se mjeku, që punon në Federatën greke, ka ndihmuar edhe ekipin turk dhe me të njëjtën substancë janë kapur edhe 11 sportistë të ekipit turk. Gjërat nuk janë rastësore”,-deklaroi për Top Channel  Elez Gjoza. Por po të rikthehemi në kohë ka qenë po Presidenti i Federatës së Peshëngritjes që pas marrjes së medaljve i bëri jehonë ndihmës së dhënë nga hmologo shqiptar i Federatës Greke të Peshëngritjes Luan Shabani, madje e quajti atë hero dhe sportistët medalistë të ngjashëm me Skëndërbeun. Vorbulla e akuzave ka përfshirë së fundmi edhe vetë sportistët, të cilët kanë shfryrë në facebook kundër Luan Shabanit duke e quajtur edhe tradhtar. “Peshngritja esht dhe mbetet sporti me i sukseshem ne shqiperi dhe ne kampjonatin boteror kte e treguam me gjith forcen qe kishim pa e menduar qe midis nesh ishte nje tradhetar qe tradhetoj flamurin per te dyten her herenbe pare kur u largua nga shqiperia me preteksin qe skishte kushte,nderkoh kur ne e dim shum mire qe ne ato koh ai ka pasur super kushte.Dhe hera e dyte kur na ka dhen dicka qe ai e dinte shum mire qe ishte medikamet i ndaluar.Dhe cdo gje e ka bo me vetedije te plote, per te eleminuar ekipin shqipetar nga olimpjada qe ti hap vende ekipit grek kjo tradheti nuk falet”-shkruan në një reagim të tij Daniel Godelli.

Ndërsa Hysen Pulaku shprehet: “Luan shabani tradhetar i dy fisht dhe pse ne i dham nje shance qe te shkruate emrin ne historin shqiperare sepse spat shance si sportist ne i dham mundesin ta shkruante si tranjer.... Ai tregoj te gjith shqiptaris qe ngelet tradhetar i ndyr na vrau pas shpine ja kush esht ky njeri i pa cip dhe i pa bese”. Mënyra sesi u përdor suksesi i gënjeshtërt i peshëngritjes vesh me përgjegjësi jo vetëm drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, vetë sportistët, por mbi të gjitha edhe ministrat që vrapuan të marrin dafinat e kësaj “arritje” në emër të rilindjes për sportin.

l.m

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Emni " Atdhè " nuk shkruhet me germe te vogel "atdhè" por shkruhet me germe te madhe "Atdhè".

Submitted by Genci (not verified) on

Jo "rrufeja" po "rrufea" - tha i ndrituri doktor. Ku e ke mesuar kete fjalen Atdhè - tek Big Brother, apo te librat e Halil Matoshit?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.