“Zëri i Amerikës” raporton se përgatitja e zgjedhjeve vendore në Shqipëri po zvarritet, janë keq të organizuara edhe më pak të vëzhguara

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka nisur vëzhgimin e procesit zgjedhor, ndërsa thekson se një sërë afatesh ligjore po shkelen për shfaqjen dhe korrigjimin e listave të votuesve, komisionet zonale të zgjedhjeve nuk janë krijuar dhe publiku nuk është informuar mbi procesin, mbi kandidatët dhe këshilltarët, që duhet të votojë. Sipas “Zërit të Amerikës” vëzhguesit pohojnë se këto zgjedhje janë jo vetëm më keq të organizuara, por edhe më pak të vëzhguara. Përveç ambasadës amerikane, që kanë dhënë fonde për vëzhgimin e procesit, gjithë institucionet e tjera ndërkombëtare i kanë lënë pas dore zgjedhjet vendore shqiptare, duke i parë si çështje komuniteti. Por veprimtarët pohojnë se ato kanë tipare të qarta politike dhe pritet të matin shkallën e pjekurisë së demokracisë shqiptare para Bashkimit Europian. Përgatitjet janë shumë të vonuara dhe u shtynë deri 5 në javët e fundit, kur ato duhet të nisnin 6 muaj më parë, qysh ditën kur presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve. Drejtuesja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Vjollca Meçe thotë se duke e fshehur kandidatët deri ditën e fundit, partitë politike fshehin personalitetin e atyre që do të qeverisin pushtetin vendor, duke dhënë mesazhin se ata do të jenë persona pranë partisë dhe jo pranë komunitetit.
http://www.zeriamerikes.com/content/premto-gogo-vjollca-mece-zgjedhejt/2710019.html
Add new comment