Pashkët katolike, Papa Françesku pagëzon dy shqiptarë në Bazilikën e Vatikanit

Mbrëmja e djeshme në Bazilikën e Vatikanit është kremtuar ringjallja e Krishtit. Mesha ishte e veçantë për dy të rinj shqiptarë të cilët u pagëzuan nga Papa Frencesku. Entela Hyseni dhe Ervin Shehu ishin pjesë e 10 personave që Papa zgjodhi të pagëzojë në natën e kremtimit të Pashkëve. Ndërkaq personat e tjerë që u pagëzuan e morën bekimin e Papa Franceskut ishin nga Portugalia, Kenia dhe Kamboxhia. Ndërkohë mesha e Pashkëve ka nisur mes shiut në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan. Reshjet e mëngjesit nuk i kanë ndaluar, megjithatë, besimtarët u bënë pjesë e shërbesës së shumëpritur, të kremtuar nga Papa Françesku.
Add new comment