Çështja “Meta”, Bushati replikon me Zhejin: “Ata që e shohin gjysëm plot gotën e Ilir Metës, kanë pirë diçka tjetër përpos ujit brenda saj. Zheji mban përherë anën e pushtetit”

Postuar në 05 Prill, 2015 09:43

Andi Bushati publikon sot në "Lapsi" një replikë me Artur Zhejin, lidhur me shkrimin e këtij të fundit botuar në “Mapo”, ku Zheji shtjellonte idenë se pas kësaj që ndodhi, Ilir Meta del i pastër. Bushati e merr argumentin duke kujtuar përballjet me Zhejin në emisionin e dikurshëm, të drejtuar mga Arian Çani, “Majtas Jo Djathtas”. “Ajo që më bënte përshtypje atëherë, njësoj sikurse tani, ishte fakti se rastësisht “kundërshtari im” Artur Zheji, ishte gjithnjë në anën e pushtetit. Gjithnjë me ata që ishin në poste”, shkruan Bushati. Ai argumenton se nervozizmi i dëshmuar nga Meta dhe LSI-stët e dëmtoi Ilir Metën, që ka një imazh publik tanimë të rrënuar. Mirëpo mbrojtja e tij nga analistë si Zheji, për Bushatin favorizohet jo aq nga argumentimi logjik, sesa nga natyra ambigue e çështjes së krijuar: “Kjo është një histori, ku po të duash e sheh gotën gjysëm plot dhe po të duash e shikon atë gjysëm bosh. Po të duash bën avokatin e pushtetit ose po të duash kritikun ndaj tij”, shkruan Bushati. Sipas tij të shohësh fitore në situatën aktuale të Ilir Metës ka vetëm një shkak: “...Mendoj se gota e Metës edhe kësaj here është gjysëm bosh. Ndaj mendoj gjithashtu se të gjithë ata që e shohin gjysëm plot, kanë pirë diçka tjetër përpos ujit brenda saj. Tek këta të fundit hyn edhe kolegu im Artur Zheji, që...nuk e humbi rastin gjithashtu për të evokuar se është gjithmonë po aq koherent në mbrojtjen e atyre që janë në pushtet. Si në rastin e videos së Dritan Priftit, si në 21 janar, si në votat e gabuara të Tiranës e në të tjera ngjarje. Edhe tani ai e sheh atë që ndodhi si një fitore të Ilirit dhe si një çimentim të marrëdhënies së tij me Edin. Ndoshta në këtë arsyetim niset nga shprehja pa çmim, autor i së cilës është: "Ilir Meta i di mirë punët e veta””.

Comments

Submitted by E keqja vjen pe... (not verified) on

Parate i duan te gjithe, se u duhen te gjitheve, por nevoja per to nuk i ben parate me te pastra!

Pra, kjo s'do te thote se ndokush eshte i shliruar prej mekateve te kryera ne rrekjen per t'i shumuar parate, kur te tjere rreth tij pergjunjen qofte edhe intelektualisht, perballe pushtetit te tyre!

Meta, edhe sikur te jete shliruar prej "hijes se viktimes Doshi", do duhet te rrefej nje dite burimin e pronave te tij dhe parave

qe shperndane rreth e rrotull, dhe kete s'ka zot qe e fsheh si realitet trondites.

Nese nuk ndodh e kunderta, nese edhe pushteti i katert behet ndihmes apo qofte edhe justifikues i Pushtetit te pare apo te dyte, ne Shqiperi do vazhdoj te sundoj rremuja apeninase, qe ke qef ta perdoresh si shembull justifikues.

Edhe pse ish-presidenti Bamires, kaloi edhe formalisht/vullnetarisht nga ana e Rames per hir te "vjehrrit" Berisha, PD-ja edhe per ca kohe do jete njera nga dy shtyllat e Pluralizmit te Tiranes. Keshtu qe Metes se keshilluar prej artikujsh te tille, do t'i duhet te largoj Ramen, gje qe ta merr mendja do t'i kthehet ne te kundert.

Ende eshte shume larg Triumvirati ne trojet shqyptare, dhe ti e di mire kete, mik i dashur me shume ore te lira!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.