Pafajësia për Arben Frrokun, Prokuroria e Përgjithshme do të kërkojë edhe inspektim të dosjes gjyqësore nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Arben Frrokun, do të jetë objekt hetimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Tv Klan raporton se Prokuroria e Përgjithshme do të kërkojë nga KLD-ja “inspektim për vendimin e dhënë nga Kolegji Penal i drejtuar nga gjykatësi, Dritan Hallunaj, që është vetë anëtar i KLD-së”. “Prokuroria do të jetë dhe iniciuesja e kërkesës për një inspektim të plotë të dosjes gjyqësore dhe vendimit të dhënë nga Gjyqtari Dritan Hallunaj dhe katër anëtarët e tjerë të trupit gjykues. Ky është një nga rastet e rralla që një anëtarë i KLD – së do të vihej nën inspektim e më pas nën gjykimin e kolegëve të tjerë të qeverisë së drejtësisë, për një ankesë direkte në lidhje me një vendim të dhënë në sallat e gjyqit, si përfaqësues direkt i togave të zeza”, raporton Tv Klan. Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e komksar Dritan Lamaj, bazuar në dëshminë e një dëshmitari okular dhe tabulatet telefonike.
s.z
Comments
Si mund te denohet nje njeri
Si mund te denohet nje njeri me burgim te perjetshem se ka nje deshmitar qe thote e pash une, per me teper deshmitari ndryshoj nja dy here version
Add new comment