Autoritetet ajrore franceze japin konfirmimin e dytë: piloti i Germanwings e rrëzoi me dashje avionin

Postuar në 03 Prill, 2015 10:28

Në Paris u bë vlerësimi i regjistrimeve të kutisë së dytë të zezë të avionit të rrëzuar të Germanwings-it, njofton “Deutsche Welle”. Sipas regjistrimit, konfirmohet teza se avionin piloti e rrëzoi më qëllim. Piloti i dytë përcaktoi në autopilotin e avionit një zbritje të avionit në një lartësi rreth 30 m. Këtë e deklaruan autoritetet ajrore franceze BEA sot (03.04.2015). Pastaj, piloti 27 vjeçar e pati ndryshuar autopilotin "në mënyrë të përsëritur", në mënyrë që të shtohej shpejtësia e avionit në rrëzim. Kjo rezultoi nga një vlerësim "i parë" i kutisë së dytë të zezë, që u gjet të enjten (02.04.2015). Avioni Airbus A320 u rrëzua në Alpet franceze më 24 mars në udhëtimin nga Barcelona për në Dyseldorf. Jetën e humbën të 150 personat në bord. Piloti Andreas L. është trajtuar në të kaluarën disa herë nga mjekët, për shkak të problemeve të rënda psikike, me rrezik vetëvrasjen. Prokuroria e Dyseldorfit informoi dje se pak para rrëzimit të avionit, piloti qe informuar në internet për rrugët si mund ta vriste veten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.