Ambasadori Lu: Po ua bëjmë të njohura partive rezervat tona për kandidatët

Postuar në 03 Prill, 2015 12:49

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka zhvilluar një konferencë me pyetje e përgjigje me qytetarët shqiptarë në Facebook. Kanë qenë të shumta pyetjet që qytetarët kanë dërguar në faqen zyrtare të Ambasadës së ShBA-ve, por ambasadori ka mundur t’u përgjigjet vetëm pak prej tyre. Në lidhje me kandidatët për kryebashkiak Lu ka shkruajtur:

“Unë nuk dua të komentoj për kandidatë të caktuar sot në këtë webchat, por ne jemi duke parë procesin e nominimit me shumë kujdes. Atje ku ne shohim emra te personave që ne besojmë që mund të jene te korruptuar ose te lidhur me aktivitete kriminale ne ua themi këtë krerëve të partive. Shqiptarët duhet të kenë pritshmëri të larta nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata duhet të jenë të ndershëm kur ata besojnë se këta kandidatë janë kriminelë. Ne besojmë se të gjithë kandidatët në zgjedhjet lokale duhet të përmbushin standardet më të larta etike - asnjë kandidat nuk duhet të ketë lidhje me çështje penale ose kriminale”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.