Pafajësia për Arben Frrokun, PD: “A u ble heshtja e Mark Frrokut për çështjen “Meta”?”

Postuar në 03 Prill, 2015 12:24

Vendimi i sotshëm i Gjykatës së Krimeve të Rënda, sipas të cilit Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, ka befasuar opinionin. Jo vetëm për faktin se prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por sepse ndërkohë që për të jepej vendimi, i vëllai, deputeti Mark Frroku, njihej me vendimin për masën e sigurisë, burg, pas kërkesës dhe akuzave belge ndaj tij. Po kështu, për Arben Frrokun krijohet eventualisht mundësia për të hyrë në Parlament, nëse i vëllai dënohet. Me këtë rast, Partia Demokratike, ka dalë me një qëndrim politik, për,es të cilit nuk mungojnë hamendësimet për psenë e këtij vendimi të gjykatës, i cili parimisht nuk mund të vihet në diskutim. “Vendimi i pafajësisë për vëllain e deputetit është sot në sytë e të gjithë shqiptarëve, një vendim që ngjall dyshimet më të forta se është diktuar nga qeveria, për të mbyllur pazarin për çështjen Meta. A u ble heshtja e Mark Frrokut, me lirimin e Arben Frrokut, i cili me gjasë do të ulet në krah të Edi Ramës në Kuvendin e Shqipërisë? Partia Demokratike i respekton institucionet dhe vendimet e gjykatave. Nuk komenton vendimet e tyre. Por ajo çfarë ka ndodhur sot është një alarm për drejtësinë e demokracinë në vend. Ne inkurajojmë dhe shpresojmë që ky vendim do të apelohet dhe drejtësia do të bëhet”, tha deputeti Eduart Halimi.
s.z p

Comments

Submitted by Prometheus (not verified) on

<p>Duhet pyetur Nishani dhe Zaganjori ata jane ne krye te gjykates.Jane blere apo jo...une them po.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.